LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tronditet politika/ Kujt i përket gjysëm toni kokainë e kapur në Spanjë?

7 Mars 2019, 15:29, Aktualitet CNA
Tronditet politika/ Kujt i përket gjysëm toni kokainë e kapur

Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar mëngjesin e 4 Marsit në portin e Valencias në Spanjë.

Autoritetet spanjolle njoftojnë për 475 kilogramë kokainë me vlerë prej afro 2 milionë euro e cila vinte nga Costa Rica dhe ishte e porositur nga një bandë shqiptare.

Në pranga kanë rënë 3 shtetas spanjollë të cilët ishin të punësuar nga banda shqiptare, një shtetas kolumbian i cili ishte garantori i drogës dhe një shtetas shqiptar që do të merrte kokainën.

Më herët në muajin Shkurt po në të njëjtin port u sekuestruan 400 kg kokainë përsëri në pronësi të bandës shqiptare.

Autoritetet e shtetit spanjoll bëjnë me dije se me interes janë kontaktet që banda e narkotrafikantëve ka me politikanë të rëndësishëm në Shqipëri.

Sipas mediave spanjolle sekuestrimi i kokainës i ka shkaktuar dëme të mëdha bandës shqiptare dhe kjo gjë vihet re në ndërprerjen e blloqeve të ndërtimeve në Shqipëri që përdoret si rrugë për pastrimin e parave të ardhura nga trafiku i drogës./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga