LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Peshqit e mëdhenj" të paprekur/ Danielsson i "tërheq" veshin Arta Markut?

7 Mars 2019, 09:34, Aktualitet CNA
"Peshqit e mëdhenj" të paprekur/ Danielsson i

Drejtori i Përgjithshëm për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Christian Danielsson duket se më shumë se kriza politike e  ka sjellë kriza në drejtësi, në Shqipëri.

Kjo është arsyeja që duket se ka shtyrë Danielsson, t’i nisë takimet me kryeprokuroren Arta Marku dhe anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Të paktën kështu ka njoftuar ai në rrjetet sociale.

Nuk dihet nëse ky takim do të pasohet me arrestime “peshqish të mëdhenj”, apo zyrtari i lartë i BE-së u ka tërhequr veshin njerëzve të drejtësisë.

“Kënaqësi që jam sërish në Tiranë. U takova me anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Përsërita mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian për punën e tyre të pavarur dhe të paanshme. Implementimi i reformës në drejtësi po ecën përpara. Kyç për rolin e ligjit në Shqipëri dhe për përparimin e vendit drejt Bashkimit Evropian”, shkruan në rrjetin social Tëitter, Danielson, teksa poston foto nga grupi i anëtarëve./CNA.al

Lajmet e fundit nga