LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjitet më keq se gripi/ Vajza qendrojini larg shoqeve shtatzënë

7 Mars 2019, 13:56, Aktualitet CNA
Ngjitet më keq se gripi/ Vajza qendrojini larg shoqeve shtatzënë

Është fakt që shtatzënia është ?ngjitëse? dhe mikeshat priren të planifikojnë një pritje të ëmbël afër njëra-tjetrës.  ?Ky fenomen? është shpjeguar së fundmi me një studim publikuar në revistën The American Sociological Association. Hulumtimi zgjati 10 vite (1990 -2000) dhe studiuesit analizuan të dhënat e 1,720 grave. Gjatë kësaj periudhe, gratë që kishin lidhje me njëra-tjetren kishin mbetur shtatzënë në periudha të afërta kohore dhe kjo shpjegohet me faktin se njerëzit priren të veprojnë sipas mjedisit ku ndodhen dhe ndërveprimet ndër-personale ndikojnë në vendimet që njerëzit marrin.

Kjo do të thotë se duke parë një mikeshë shtatzënë ngjall ndjenja pozitive brenda një gruaje dhe në nënvetëdije, ajo fillon të mendojë se një shtatzëni mund të ishte plani i saj i afërt.
Gjithashtu, ka disa faktorë të tjerë të mundshëm që nxisin një grua të ndryshojë drejtimin e qëllimeve të saj drejt një shtatzënie të mundshme.

Duke parë se shoqja e saj është në gjendje të menaxhojë një situatë të tillë , i jep besim një gruaje tjetër për aftësitë e saj si nënë.
Një fakt tjetër interesant është se ky element i ngjitjes nuk ekziston midis vëllezërve dhe motrave. Disa studiues shpjegojnë këtë me faktin se në realitetin e sotëm, miqtë mund të kenë ndikim më të madh sesa vëllezërit apo motrat.

Lajmet e fundit nga