LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kur dashuria vdes / Pasojat e dhimbjes në trup dhe në tru

7 Mars 2019, 12:48, Aktualitet CNA
Kur dashuria vdes / Pasojat e dhimbjes në trup dhe në tru

Papritur ndihemi të ndryshuar në thellësinë e qenies sonë. Bëhemi të zymtë, ankthiozë, depresivë, apo gërnjarë dhe të bezdisshëm. E gjejmë veten duke u përballur me gjendje shpirtërore që nuk janë tonat, si zemërimi, vullneti për hakmarrje dhe rënia e vetëvlerësimit. Ndjejmë kënaqësi nëse torturojmë ish-in me mesazhe dhe telefonata, apo shtyhemi të lëshojmë vrer mbi të në rrjetet sociale.

Në fakt, nuk jemi të parët, ndaj është e rëndësishme t?i shfaqim ndjenjat, por duke u përpjekur të mos dalim nga sfera private. Strategjia më e mirë për të shpëtuar nga kjo torturë shpirtërore është t?ia lëmë në dorë kohës dhe të gjejmë arsyet për të ndërruar faqe dhe për të ecur para.

Çfarë ndodh me trurin tonë kur vuajmë për dashuri? Dy shkencëtare amerikane, antropologia dhe psikologia Helen Fisher dhe neuroshkencëtarja Lucy Broën kanë studiuar mbi këtë çështje për të gjetur një përgjigje.

Një grup prej 15 vullnetarësh rreth 20 vjeç iu nënshtruan një rezonance magnetike funksionale, të gjithë të trishtuar nga fundi i një marrëdhënie sentimentale, e cila ka zgjatur më shumë se 20 muaj, shkencëtaret vunë re aktivitet më të lartë në VTA, një zonë e trurit në të cilën zhvillohen emocionet e lidhura me dashurinë dhe kënaqësinë seksuale, përgjegjëse edhe për ndjesinë e kënaqësisë nga ushqimi. VTA-ja lëshon edhe dopaminën, e cila gjeneron ndjesinë e mirëqenies.

Lajmet e fundit nga