LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e Bashës në “Rai 1”/ Rama: Shqipëria nuk shahet në gjuhë të huaj

7 Mars 2019, 18:09, Aktualitet CNA
Deklarata e Bashës në “Rai 1”/ Rama: Shqipëria nuk

Kryeministri Edi Rama pak minuta më përpara në rrjetin e tij social, u ka kthyer përgjigje komentuesve në lidhje me prezencën e tij televizive në ?Rai 1?.

Lidhur me deklaratën e kreut të PD-së, Lulzim Basha në televizionin italian për problemet me të cilat po përballet Shqipëria, Rama e quan pa pikë dinjiteti, pasi bota nuk ka përse të dijë hallet e vendit tonë.

?Nuk ka pikë dyshimi se shumica nuk janë si ata që se duan ziftosjen dhe baltosjen e Shqipërisë në gjuhë të huaj. Përkundrazi e vuajnë sinqerisht dhe e dënojnë moralisht një qasje të tillë prej humbësish pa pikë dinjiteti, që janë gati ti lënë Shqipërisë faturën e dëshpërimit të tyre për pushtetin e humbur.

Gjermanët po, jo vetëm ata, kanë një rregull të pashkruar, të cilin kur shkojnë jashtë shtetit e respektojnë si të ishte një parim i shenjtë, asnjë fjalë me të huajt për konfliktet e brendshme politike. Shqipëria nuk është skenë për të shfaqur në sytë e tërë lagjes mosëmarrveshjet dhe sherret e brendshme, dhe po ashtu është një shtëpi që nuk mund të nxirret dhe nxihet në sytë e botës, jo për gjë po bota nuk ka as ngenë dhe as përgjegjësinë të na i rregullojë punët që nuk na shkojnë mirë.

Madje kjo lloj derdhje tenxherje dhe hapje kapakëve të barkut të shtëpisë sonë nëpër rrugët e botës, u vete për shtat vetëm atyre që nuk ia duan të mirën Shqipërisë?,- tha Rama. /CNA.al

Lajmet e fundit nga