LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

7 Marsi/ Politika uron ditën e mësuesve

7 Mars 2019, 09:15, Aktualitet CNA
7 Marsi/ Politika uron ditën e mësuesve

Sot në vendin tonë festohet 7 Marsi, dita e Mësuesit. Më 7 mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Që nga ajo ditë, 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.

Urimet për ditën e mësuesve i ka bërë edhe politika shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ka uruar mësuesit në ditën që i dedikohet veprës së tyre dhe përkushtimit në dhënien e dijes.

Rama ka uruar mirëmëngjes në rrjetin social, duke postuar një foto me dërrasën e zezë, simbolin e shkollës, të shkruar në të me shkumës, Gëzuar 7 Marsin.

Po ashtu edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar të gjithë mësuesit, pedagogët dhe profesorët në ditën e 7 Marsit.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Meta falënderon të gjithë mësimdhënësit.

“Të dashur mësues, pedagogë e profesorë shqiptarë: Gëzuar nga zemra 7 Marsin, Ditën e Mësuesit! Nderim përjetë, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës tuaj të ndritur dhe suksese në misionin fisnik të përçimit të dijes dhe vlerave qytetare e atdhetare!” ?shkruan Meta.

Edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ndau një urim për mësuesit me rastin e 7 Marsit.

“Gëzuar 7 marsin, kolegë të mi mësues. Të jesh mësues është një titull nderi. 7 marsi është reflektim për më shumë mbështetje për arsimin. Arsim cilësor, për një Shqipëri më të mirë”, u shpreh Ruçi.

Gramoz Ruçi, studimet e larta i kreu në Institutin e Lartë Pedagogjik, dega Bio-Kimi. Nga viti 1971 deri në vitin 1978 ka ushtruar profesionin e arsimtarit./CNA.al

Lajmet e fundit nga