Connect with Us

Zyrtari i lartë i BE-së nesër në Tiranë/ Zbardhet axhenda e takimeve

Aktualitet

Zyrtari i lartë i BE-së nesër në Tiranë/ Zbardhet axhenda e takimeve

Publikuar

-

Christian Danielsson, Drejtori i Përgjithshëm për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negocimet e Zgjerimit, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë.

Mësohet se Christian Danielsson në orën 09:30 do të takohet me kryeministrin Edi Rama, dhe në orën 10:30 me liderin e opozitës Lulzim Basha.

Në 12:00 Danielsson do të mbajë një konferencë për mediat.

Vizita e zyrtarit të lartë të BE-së e gjen Shqipërinë në një aktualitet problematik. Vizita e tij do të fokusohet tashmë, pikërisht tek kriza politike.

LEXO EDHE:  A ka ndikim Rama në vendimet e Blendi Fevziut?

Zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian vjen në Shqipëri në një kohë kur situata politike nuk është aspak e qetë, me opozitën e larguar nga Kuvendi dhe me valën e protestave kundër qeverisë.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë shqiptare është shprehur i vendosur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, një kërkesë kjo e opozitës së bashkuar që e akuzon qeverinë të dalë nga vota e krimit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Në fillim të 2017 rreth 1500 viktima nga gripi”/Avokati “plas bombën”: Nga Shkurti i këtij viti u fshi gjithçka në sistem

Publikuar

-

Nga

“Në fillim të 2017 rreth 1500 viktima nga gripi”/Avokati “plas bombën”: Nga Shkurti i këtij viti u fshi gjithçka në sistem

Avokati i njohur Altin Goxhaj, ka hedhur akuza të forta ndaj klasës politikë për të cilën tha se e ka kthyer koronavirusin në një plandemi, ndërsa ka ngritur disa pikëpyetje mbi të dhënat që nuk janë bërë publike nga autoritetet shëndetësore.

Sipas Goxhajt, ISHP nuk tregon më edhe se si është situata me pacientët që trajtohen nga sëmundje të tjera të rënda apo që humbin jetën për shkak të tyre. Avokati ka deklaruar se në vitin 2017 janë regjistruar rreth 1500 viktima nga gripi sezonal në të njëjtën periudhë me pandeminë e koronavirusit që shpërtheu në vendin tonë në vitin që jemi.

“Në vitin 2017 në buletinin e ISHP deklarohet se ka pasur një epidemi të madhe gripi, por askush nuk ka treguar se kanë vdekur rreth 1500 persona më shumë. Artan Fuga e zbuloi 4 ditë më parë, kur tha pse nuk e ka sqaruar askush se vdiqën dyfishi më shumë. Në janar kanë vdekur 1250 veta, në të njëjtën periudhë që ka rënë një epidemi gripi. Kanë vdekur nga koronavirusi të deklaruara 95 veta, me mesatare 15 veta në muaj. Me plandeminë e madhe kemi 1% të vdekur me periudhën janar 2017. Nëse në 2017 kanë vdekur 100 në 2020 ka vdekur një. Përse askush nuk ka folur për këtë gjë.

LEXO EDHE:  Mediu e thotë copë/ Shqipëria është republikë bananesh

LEXO EDHE:  "Pozicioni i Metës në ngërçin politik?"/ Godet Manjani: Ndryshe thonë dhe ndryshe bëjnë

Pse ISHP ka ndaluar botimin e buletinit të gripit në Shkurt 2020. Kjo do të thotë se kanë zhdukur gjurmën, të vërtetën dhe të dhënat. Pse ISHP nuk tregon si është situata e sëmundjeve të tjera, kancerit, diabetit etj? Janë zhdukur të gjitha të dhënat, por ka një numër të madh vdekjesh të deklaruara nfga vetë mjekët, ç’janë këto të dhëna që nuk tregohen? Kur nga mbyllën në shtëpi, njerëzit bënë diçka që nuk e kishin bërë kurrë, numri i vetëvrasjeve u rrit. Përse ISHP mban këtë sekret, të dhëna shtetërore të rëndësishme.”, tha Goxhaj në një lidhje me skype me Fax Neës.

Avokati tha se jemi i vetmi vend që nuk lejon testimet dhe tamponimet në spitalet private, duke shtuar se kjo bëhet për të mbajtur nën kontroll informacionin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

E diela e “tmerrit”/ Pas plazhit pushuesit me orë të tëra në trafik

Publikuar

-

Nga

Prej 5 orësh me trafik të rënduar/ Bllokohet qarkullimi i makinave në aksin Vlorë-Orikum

Trafiku i rënduar gjatë fundjavave tashmë është kthyer në një pamje ‘krejtësisht normale’ për pushuesit.

Pasditja e së dielës është një ndër ditët kur qytetarët kthehen nga plazhi për në kryeqytet dhe ndeshen më një trafik tejet të rënduar. Sot, tek Shkëmbi i Kavajës radha e automjeteve që kthehen nga plazhi është shumë gjatë.

LEXO EDHE:  A ka ndikim Rama në vendimet e Blendi Fevziut?

LEXO EDHE:  A do ta mbyllë Lulzim Basha zyrën e sharësave?

Edhe në orët e mëngjesit, ka pasur një trafik të rënduar, i cili nuk është shmangur pavarësisht prezencës së policisë. E njëjta panoramë paraqitete dhe në jug të vendit ku makinat presin me orë të tëra në trafik për të kthyer në kryeqytet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto- Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Makina del nga rruga dhe përfundon e përmbysur

Publikuar

-

Nga

Foto- Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Makina del nga rruga dhe përfundon e përmbysur

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të diel në aksin rrugor nacional Korcë- Pogradec, në afërsi të fshatit Velitërnë.

Mësohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Fatmirësisht, si pasojë e aksidentit nuk ka viktima, por vetëm pasoja materiale.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE