LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U arrestua në Kakavijë/ Del emri i të dyshuarit si vrasës me pagesë

6 Mars 2019, 19:01, Aktualitet CNA
U arrestua në Kakavijë/ Del emri i të dyshuarit si

Detaje të reja kanë dalë lidhur me arrestimin e një shtetasi të huaj ditën e djeshme në Kakavijë.

Sipas Policisë, emri i tij është Maryan Yatsula, 28 vjeç, polak dhe ka lindur në Ukrainë dhe dyshohet se është vrasës me pagesë.

Yatsula është paraqitur në doganën e Kakavijës me dokumenta dhe pasaportë greke, me emrin Dimitris Kantzelis. Gjatë verifikimeve të bëra nga Interpol rezultoi se pasaporta ishte e vjedhur dhe i përkiste një shtetasi grek. Për këtë vepër penale 28 vjeçari u arrestua, ndërkohë që e kundërshtoi policinë kufitare dhe u  mundua të largohej./CNA.al

Lajmet e fundit nga