LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studimi/ Një burrë i lumtur i bën enët “xixë”

6 Mars 2019, 21:20, Aktualitet CNA
Studimi/ Një burrë i lumtur i bën enët

Për shumë burra është e vështirë që të lajnë enët, apo të bëjnë punë të tjera, pa dëgjuar zërin e partnereve të tyre.

Gjithsesi një studim i kryer së fundmi në Zvicër ka treguar se si aktivitete si ato që thamë më lart mund të  përmirësojnë ndjeshëm shëndetin fizik dhe mendor të burrave.

Studiuesit kanë analizuar rreth 723 burra në harkun kohor të 26 viteve. Në fund të studimit u pa se burrat që nuk bënin punë shtëpie me partneret e tyre kishin një risk më të lartë për t?u prekur  nga problemet e ndryshme shëndetësore.

Shumë burra gjatë studimit shfaqën shenja ankthi ,nervozizmi, vështirësi përqëndrimi dhe më e vështira nga të gjitha shenja të një dembelizmi të skajshëm./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga