Connect with Us

Prezenca e Ramës në televizionin italian/ Lubonja: Turpi i Bruno Vespës

Aktualitet

Prezenca e Ramës në televizionin italian/ Lubonja: Turpi i Bruno Vespës

Publikuar

-

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në televizionin “News 24”,në rubrikën “Opinion”, analizoi pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në televizionin italian.

I ftuar në “Rai 1”, në emisionin “Porta a porta” të mbrëmjes së të Martës, Rama u shpreh se vizita e tij në Itali shërbeu për të rregulluar imazhin e vendit, të përdhosur nga opozita.

Lidhur me këtë Fatos Lubonja tha se askush nga të ftuarit nuk e përfaqësoi denjësisht Shqipërinë, duke e cilësuar shfaqjen e mbrëmshme të kryeministrit Rama si “turpin e Bruno Vespës”.

“Vespa nuk njihet në Itali si ata që thonë të vërtetën, por si shërbëtor i regjimit të Berluskonit. Sado që e kam ndjekur prej kohësh Italinë edhe Vespën ajo që pashë dje i kalonte caqet e imagjinatës sime. Edhe në Shqipëri edhe gazetarët me shërbëtorë bëjnë kujdes të ftojnë në studio jo vetëm njerëz që mbështesin njërën palë, por edhe palën e kundërt, ndërkohë që ai kishte ftuar Ramën dhe tre personazhe, ku njëri ishte gazetari i “Liberos”, që s’dinte asgjë nga Shqipëria, i dyti Igli Tare, që është futbollist dhe s’ka jetuar fare në Shqipëri, aq më tepër që njihet si njeri i afërt me Ramën, dhe, i treti, një sipërmarrës edhe ai i panjohur. Mua më bëri përshtypje që mungonte publiku shqiptar, mungonte një intervistë me njerëzit, një zë i paanshëm, s’po them politik por mungonte gjithçka. Ishte qartazi një gjë si mund ta thuash: e blerë! Ndoshta jo me lekë por me influenca. Ishte turpi i turpit të Bruno Vespës, ndaj besoj edhe e kishte futur në pjesën e fundit. Kryeministri i një vendi në vend që të ketë 15 minuta në orën kryesore, futet atje në fund pas debateve të rëndomta të ditës, kjo ishte e neveritshme. Nëse duan të mësojnë ç’ndodh këtu le të vijnë gazetarët italianë, por jo të niset Kryeministri nga Shqipëria për të sqaruar çfarë ndodh këtu dhe për të rregulluar imazhin e Shqipërisë”,- tha Lubonja. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Bota në alarm nga varianti Omikron/ Takim i jashtëzakonshëm i G7-s

Publikuar

-

Nga

Britania e Madhe presidente e radhës së G7-s ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Shëndetësisë. Sipas të dhënave të para të mjekëve, pacientët me variantin Omikron shfaqin “lodhje ekstreme”.

Gjithnjë e më shumë shtete kanë konfirmuar raste të variantit të ri të virusit Corona, Omikron dhe vendosin kufizime udhëtimi. Izraeli dhe Japonia mbyllin kufijtë për të gjithë të huajt.

Për shkak të përhapjes së variantit të ri të virusit, Corona, Omikron, Britania e Madhe presidente e radhës së takimit të vendeve të G7-s ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Shëndetësisë së G7-s. Këtë të hënë ministrat e Shëndetësisë së vendeve të G7-s konsultohen mbi zhvillimin e ri të pandemisë, variantin Omikron. Organizata Botërore e Shëndetësisë e klasifikoi tanimë rrezikun që del nga varianti i ri si “shumë të lartë”. Varianti Omikron paraqet një rrezik të madh global, sipas OBSH, dhe u bëri thirrje vendeve që të marrin masa parandaluese.

“Lodhje ekstreme”

Por cilat janë simptomat që shfaqen tek të infektuarit me Omikron? Në lidhje me simptomat që tregon varianti i ri, Omikron, drejtuesja e Shoqatës së Mjekëve të Afrikës së Jugut, SAMA dhe mjekja afrikanojugore Angelique Coetzee u shpreh për agjencinë e lajmeve, AFP se shumë nga pacientët e saj me Omikron tregojnë simptoma të pazakonta, por të lehta. Tek shumica e të prekurve bëhet fjalë për meshkuj nën moshën 40 vjeç që ankohen për “lodhje ekstreme”. Kurse për gazetën britanike “Telegraph”, Coetzee u shpreh me shqetësim, se personat e moshuar me sëmundje të tjera, Omikron mund t’i godasë rëndë.

Ursula von der Leyen

Virologu i njohur gjerman, Christian Drosten i sheh me skepticizëm raportimet për ecuri të lehtë. Për televizionin gjerman, ZDF ai tha, se “nuk dimë vërtet shumë. Më duhet të them, se për momentin jam shumë i shqetësuar, të shoh kaq shumë mutacione tek virusi. Por këto mutacione janë të vetmet gjëra të kapshme tek virusi, nuk e dimë menjëherë, se ç’bëjnë mutacionet në realitet. Ka sot raportime për ecuri të lehtë. Mendoj, se nuk ka shumë substancë tek kjo. Kemi provuar vetëm mbi 1000 raste dhe ecurinë klinike të tyre duhet ta shohim.”

LEXO EDHE:  Sulmoi Kryeministrin me çizme/ Kryemadhi zbulon çfarë i tha prifti katolik

LEXO EDHE:  “Dua të vras veten”/ Rama humb toruan: Vaksinat i sollëm me kuaj e arka domatesh nga Rinasi



Ursula von der Leyen: “Duhet të fitojmë kohë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen u bëri thirrje të shtunën qytetarëve në Europë që të vaksinohen, të mbajnë maskën dhe të respektojnë rregullat e distancës. “Ne duhet të fitojmë kohë”, tha von der Leyen gjatë një vizite në kryeqytetin letonez, Riga. Nëse Omikron klasifikohet si variant që e mund vaksinën, atëherë në kontratën e BE me BioNTech Pfizer për furnizimin me 1,8 miliardë doza, hyn në fuqi një klauzolë e përcaktuar, që prodhuesi duhet të përshtasë vaksinën ndaj variantit të virusit brenda 100 ditësh.

Omikron – varianti me emrin e alfabetit grek u zbulua ditë më parë në Afrikën e Jugut. Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa pret një valë të katërt Corone në javët e ardhshme. Ky variant ka shtuar rastet e Coronës në provincën e shumëpopulluar, Gauteng, ka thënë Ramaphosa. Ky vend nuk ka planifikuar aktualisht një lokdaun.

Ndërkohë rastet e variantit të ri Omikron janë konfirmuar në disa vende. Në Holandë 61 vetë e sollën virusin nga Afrika e Jugut, tek 10 prej tyre është diagnostikuar varianti Omikron. Edhe në Australi, Belgjikë, Danimarkë, Gjermani, Britaninë e Madhe, Izrael, Itali, Kanada, Austri dhe Çeki janë identifikuar raste me Omikron. Shumë vende kanë ashpërsuar masat duke vendosur kufizime udhëtimi. Presidenti i Afrikës së Jugut e kritikoi këtë duke e cilësuar si “diskriminim të padrejtë të vendit tonë dhe vendeve simotra.”

Përgjim i celularit përmes shërbimit sekret

Japonia për momentin shpalli ndalimin e udhëtimit për të huajt në vend. Kryeministri i vendit, Fumio Kishida u shpreh se ka vendosur “si masë emergjence” nga e marta ndalimin e kufizimin e udhëtimit për të huajt nga e gjithë bota. Edhe Izraeli vendosi nga e diela ndalimin e plotë të udhëtimit për të huajt. Rastet e veçanta duhet të miratohen nga një komitet i posaçëm. Shërbimi i brendshëm informativ, Shin Ben rivendosi përgjimin zyrtarisht të pacientëve me Corona dhe kontakteve të tyre. Kjo masë u përdor në fazën e parë të pandemisë, por për shkak të kritikave u tërhoq./DW

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Masat anti-Covid/ Njihuni me rregullat e udhëtimit për në Angli

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Ambasada Britanike ka përditësuar rregullat e udhëtimit për në Mbretërinë e Bashkuar do të ndryshojnë duke filluar nga ora 04.00 e ditës së martë 30 nëntor.

Të gjithë personat që hyjnë në Britani, përfshirë ata nga Shqipëria, do të duhet të kryejnë një test PCR atë ditë ose përpara ditës së dytë dhe të izolohen derisa të marrin një rezultat negativ.



 Çfarë duhet të bëni nëse mbërrini në Angli pas orës 4 të mëngjesit të 30 nëntorit

LEXO EDHE:  “Reforma në Drejtësi në prag të greminës”, Vasili thirrje SHBA dhe BE: Koha për të vepruar

LEXO EDHE:  Kush qesh i fundit?!/Metën apo Bashën, kë po thumbon Rama me këtë film vizatimor?

Nëse jeni plotësisht i vaksinuar dhe mbërrini në Angli pas orës 4 të mëngjesit të së martës 30 nëntor, ju:

  • duhet të izolohen
  • bëni një test PCR përpara fundit të ditës 2 pas mbërritjes (testet e rrjedhës anësore nuk do të pranohen)
  • mund të largohet nga vetëizolimi nëse rezultati i testit PCR është negativ/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Jeni bërë turp i botës me Lul pisin”/ Demokratët ngrejnë dyshimet për lidhjen e Bashës me laboratorin e drogës në Xibrakë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD-së, Enkelejd Albieaj, ka postuar në rrjete sociale urimin e deputetit socialist Bujar Çela, me foton e ish diktatorit Enver Hoxha, për ditën e pavarësisë.

Alibeaj, krenohet se i ka kthyer përgjigjen e merituar dhe më pas e hedh në rrjete sociale.

“Është turp i madh dhe pashpirtësi njerëzore ky akt”, është përgjigjja e Alibeajt.

Mirëpo për demokratët, edhe Alibeaj është njësoj si deputeti socialist.

Dhjetra komente kanë vërshuar në postimin e Alibeajt nga demokratët, të cilët i kujtojnë atij, se deputeti në fjalë dhe kolegë e tij, janë në pushtet prej tyre.

Jeni bërë turpi i botës me gjithë Lul pisin…Kush do ta dekomunistizojë ju edhe Lulzim Basha që po mbani në parlament ca mbetje të komunizmit dhe që mbani në pushtet Edi Ramën”, shkruajnë demokratët.

LEXO EDHE:  “Dua të vras veten”/ Rama humb toruan: Vaksinat i sollëm me kuaj e arka domatesh nga Rinasi

LEXO EDHE:  Rama: Janë karvanë sfilitës në kufi, por nuk ka arsye për t'i rënë grekut



Reagimi i demokratëve nuk ndalet më kaq. Ata vijojnë më tej duke e personifikuar Bashën me Enverin.

Ata heqin paralale mes Bashës dhe nipit të Enverit, që disa kohë më parë u kap me laborator droge.

“Një pyetje kam për ty z. Alibeaj. Çfarë lidhje kanë nipi i Enverit ai që kishte laborator droge me Lulin e PD-së? ..Lideri demokrat e ka mendjet me ngjy flokët por kokën e ka bosh…me këta do të bëni bashkëqeverisje”, shkruajnë më tej demokratët.

Më poshtë po sjellim reagimet që demokratëve, me të cilat fundosin deputetin e Bashës, Enkelejd Alibeaj dhe njëherësh vërtetojn se janë pro 11 Dhjetorit për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE