LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përballen në televizionin italian/ Rama: Basha është “miku im”

6 Mars 2019, 09:47, Aktualitet CNA
Përballen në televizionin italian/ Rama: Basha është

Kryeministri Rama ka dhënë dje një intervistë për Porta a Porta, të gazetarit italian Bruno Vespa, ku ky i fundit ka mundësuar edhe një përballje mes Ramës dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Gjatë intervistës me Ramën, gazetari ka futur në transmetim edhe një një intervistë të Bashës, ku ai rendit dy problemet kryesore që ka vendi ynë sot.

?Shqipëria ka dy probleme të mëdha, problem me demokracinë dhe kriminalitetin. Vitin e kaluar Shqipëria ka patur me trafikun e drogës, dhe me milionet e drogës u blenë, votat, policia, media etj.  Dy muaj më parë mediat ndërkombëtare kanë  publikuar disa përgjime të prokurorisë për zyrtarë të lartë të PS-së, ku vërtëtohet se ka patur kontakte me bosët e drogës për të blerë votat, për të indimiduar opozitën në zgjedhjet e shkuara. Për 4 vjet qeveria ka patur ministër të Brendshëm, Saimir Tahirin, i cili tani është nën akuzë zyrtarisht pë trafik ndërkombëtar droge. Këto akuza u ngritën nga prokurorët antimafia e Katanias. Pasardhësi i e tij, Fatmir Xhafaj, drejtësia italiane ka dënuar vëllain e tij me 7 vjet burg si anëtar i një organizate ndërkombëtare drogre? u shpreh Basha.

Por, Rama është përgjigjur duke e quajtur Bashën si ?mikun e tij? me të cilin bëri marrëveshjen 17 majit.

Kryeministri tregoi dy pika të marrëveshjes me Bashën që kishin të bënin me njohjen e rezultatit të zgjedhjeve dhe me mos prishjen e imazhit të Shqipërisë në botë.
?Dy gjëra bëmë në marrëveshjen me mikun tim lider të opozitës. Kush fiton qeveris dhe kush humbet do bëj opozitë. Ndërkohë që pika e dytë ishte nuk fltet keq për Shqipërinë në gjuhë të huaj?, tha Rama.

Kryeministri sqaroi dhe zëvëndësimin e mandateve dhe kërkesën e opozitës për largimin e tij. Ai e krahasoi situatën me skuadrën e Juventusit dhe veten e tij me Ronaldon.

?Ata u larguan nga parlamenti, dhe thanë që kryeministri duhet të largohet. Pra Juventusi duhet të largohet dhe të krijohet një skuadër e re pa Kristano Ronaldon. Pra ata u larguan nga Parlamenti, ndërkohë që deputetët po zevëndësohen me pasuesit në lista. Në qershor janë zgjedhjet, por ata kanë bërë të njëjtën gjë edhe në zgjedhjet e shkuara. Sipas sondazheve të mija janë me keq se opozita e juaj?, tha Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga