LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk ndalet ministrja Balluku/ Shkarkon drejtorin e Gjiknurit

6 Mars 2019, 16:02, Aktualitet CNA
Nuk ndalet ministrja Balluku/ Shkarkon drejtorin e Gjiknurit

Belinda Balluku, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka shkarkuar një tjetër drejtor. Këtë herë bëhet fjalë për drejtorin e Albpetrol, Kastriot Bejtja.

Shkarkimi i Bejtjas u bë me motivin ndryshim fryme në administrimin e kompanisë.

Pas shkarkimit të këtij të fundit menjëherë u bë publik edhe emri i drejtorit të ri që do ta zëvendësoj. Ai i është Dritan Spahiu.

Kujtojmë se  Kastriot Bejtja  u emërua  si drejtor i Albpetrol në kohën që Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  e drejtonte, Damian Gjiknuri./CNA.al

Lajmet e fundit nga