LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi: Rama nuk rrëzohet me protesta paqësore

6 Mars 2019, 21:32, Aktualitet CNA
Kryemadhi: Rama nuk rrëzohet me protesta paqësore

Në prononcimin për emisionin ?Opinion?, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se Edi Rama nuk rrëzohet me protesta paqësore dhe se opozita po menaxhon urrejten e qytetarëve ndaj tij.

Kryemadhi shtoi gjithashtu se është e gatshme të tërhiqet nga politika, nëse Rama arrin të mbledhë më shumë qytetarë se opozita.

Kryemadhi: ?Edi Rama nuk rrëzohet duke bërë protesta paqësore. Ne po sensibilizojmë opinion publik. Ne po menaxhojmë në mënyrën më stoike urrejtjen e qytetarëve ndaj Edi Ramës?

Fevziu: Po në qoftë se Rama organizon mbështetësit dhe militantët e tij a mund të ketë një përplasje civile?

Kryemadhi: ?Unë jam e gatshme dhe unë tërhiqem automatikisht nëse zoti Rama mbledh të njëjtët qytetarë që mblodhi opozita në 16 shkurt. Iki nga politika?

Fevziu: Po çdo parti në pushtet mbledh?

Kryemadhi: ?Jo, nuk i mbledh dot! Prapë me gjithë infrastrukturën që zoti Rama mund t?ju krijojë qytetarëve?. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga