Connect with Us

Kriza politike/ Zv.ambasadorja e SHBA “zbarkon” në selinë blu

Aktualitet

Kriza politike/ Zv.ambasadorja e SHBA “zbarkon” në selinë blu

Publikuar

-

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese/ Yuri Kim dhe Luigi Soreca i shkojnë në zyrë Bashës

Zëvendës ambasadorja e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones ka mbërritur paraditen e sotme në selinë e Partisë Demokratike, ku po zhvillon një takim me kreun e opozitës, Lulzim Basha dhe përfaqësues të tjerë.

Mësohet se në qendër të këtij takimi, janë zhvillimet politike në vend, protestat e opozitës dhe djegia e mandateve nga shumicës opozitare.

Kujtojmë këtu se deputetët e opozitës vendosën të djegin mandatet parlamentare si e vetmja masë ekstreme për t’u përballur me qeverinë.

LEXO EDHE:  50 minuta kokë më kokë/Basha largohet nga zyra e Berishës

Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ngritjen e një qeveri tranzitore që do e përgatiste vendin për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E vrau shoku me armë/ Kush është Mehmet Qema, miku i VIP-ave

Publikuar

-

Nga

Tirana u trondit mbrëmjen e djeshme nga vrasja e 27-vjeçarit Mehmet Qema. Ai u qëllua me armë nga shgoku i tij Marjus Dema, i cili ka dekaruar para bluve se kishin qenë duke luajtur dhe nuk e ishte ditur se arma ishte e mbushur.

Por kush është 27-vjeçari që mbeti viktimë. Mësohet se Qema kishte një rreth të zgjeruar miqsh, madje njihej edhe me personazhe publike.

Mehmet Qema me miqtë dhe moderatorin Meriton Mjekiqi

Në media janë publikuar sot disa foto, ku shihet me reperin Mariglen Malaj, i njohur ndryshe si Marini, apo me moderatorin e njohur nga Kosova, Meriton Mjekiqi.

Gjithashtu ai është fotografuar edhe me mikun e ngushtë të reperit Arkimed Lushaj (Stresi), Blerim Hoti (Limi Hoti), i cili është në kërkim për vrasjen.

LEXO EDHE:  50 minuta kokë më kokë/Basha largohet nga zyra e Berishës

LEXO EDHE:  Balla para medias/ Të barabartë para rregullores, nuk komentoj thirrjen e Bashës

Mehmet Qema me miqtë

Këta persona kanë marrë pjesë në klipet e këngëve të Stresit dhe Marinit dhe njiheshin ndryshe ‘Banda e 5 majit’. Ata vetëquheshin “Hekrat”, madje edhe Marini në një foto ka bërë pershkrimin “Hekrat”.

Ndërkohë, Qema është parë edhe në shoqërinë Erlin Pekës, edhe ky mik i tij i shpallur në kërkim për këtë ngjarje./ CNA.al

Mehmet Qema dhe Erlin Peka
Mehmet Qema dhe Marjus Dema

LEXO TE PLOTE

Bota

Sllovakia pezullon dozat e para të AstraZeneca-s

Publikuar

-

Nga

Si do të organizohet falja e Fiter Bajramit?/ KMSH thirrje besimtarëve: Respektoni rigorozisht masat anti-Covid

Sllovakia pezulloi përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit, pasi një person i vaksinuar me këtë vaksinë, vdiq nga mpiksja e gjakut.

Ministria e Shëndetësisë tha se vetëm njerëzit e vaksinuar me dozën e parë, do të marrin dozën e dytë të AstraZeneca-s.

Dozat e para të kësaj vaksine u pezulluan, tha Ministria e Shëndetësisë.

Ministri Vladimir Lengvarsky paralajmëroi javën e kaluar se Sllovakia do ta rishikojë strategjinë e vaksinimit, pas mpiksjes fatale të gjakut te një person që u vaksinua me AstraZeneca.

Disa vende të Bashkimit Evropian e kanë kufizuar përdorimin e AstraZeneca-s vetëm te njerëzit më të moshuar, pas konfirmimit se ekziston një lidhje midis vaksinës dhe mpiksjes shumë të rrallë të gjakut te disa njerëz, kryesisht më të rinj.

Agjencia Evropiane e Barnave, megjithatë, ka konstatuar se përfitimet nga vaksina AstraZeneca i tejkalojnë rreziqet.

LEXO EDHE:  Foto-“Duam ujë, o burri i huj”/ Protestuesi i famshëm mesazh Veliajt nga Kalaja e Tiranës

LEXO EDHE:  Plas në PD/ Salianji flet për intriga

Vaksina J&J në Gjermani, në dispozicion për të gjithë të rriturit

Gjermania, javën e kaluar, i ka hequr kufizimet ndaj vaksinës AstraZeneca, e cila për disa javë u është rekomanduar vetëm personave mbi 60 vjeç.

Danimarka e ka pezulluar AstraZeneca-n plotësisht, ndërsa ekspertët në Britani kanë rekomanduar që njerëzve nën 40 vjeç t’u jepet një vaksinë alternativë.

Sllovakia, vend me 5.4 milionë banorë, ka regjistruar mbi 386,000 raste me koronavirus dhe 12,077 viktima./voa

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ky aksion butaforik është teatër kukullash”/ Lisandër Hoxha sfidon Bashën: Gati të përballem me argumenta

Publikuar

-

Nga

“Ky aksion butaforik është teatër kukullash”/ Lisandër Hoxha sfidon Bashën: Gati të përballem me argumenta

Lulzim Basha ka nisur turin e humbjes në çdo qytet për mosnjohjen e zgjedhjeve në ato qarqe që nuk arriti dot të fitonte.

Basha vijon të mashtrojë qytetarët dhe tu hedh hi syve me kaseta të regjistruara, duke e promovuar si live.

Ish nënkryetari i FRPD Lisandër Hoxha në një prononcim ekskluziv për CNA.al u shpreh se turi i takimeve të Bashës nuk është gjë tjetër përveçse një fushatë personale, duke e akuzuar këtë të fundit si përgjegjësin kryesor për gjendjen në të cilën ndodhet partia.

Hoxha theksoi më tej se dosjet dhe provat që kanë dërguar në KQZ juristët e PD, të cilët i cilëson si “stazhistët e Eduarta Halimit”, nuk do të arrijnë të ndryshojnë asnjë gjë. Ish nënkryetari i FRPD tha se Basha i njeh zgjedhjet dhe humbjen, por sipas tij ka halin se mos ngelet pa karrige.

Turi i takimeve të Lulzim Bashës nuk është asgjë tjetër përveç fushatës personale për të mobilizuar militantët e tronditur nga humbja e zgjedhjeve të 25 Prillit. Basha shkon në takime dhe u thotë strukturave se ne nuk njohim zgjedhjet dhe se do ketë luftë me shumë fronte, por në asnjë rast nuk thotë se nuk do betohet në Parlamentin e regjimit Rama-Doshi-Rakipi.

Kjo hipokrizi, e cila vjen pas 8 vitesh opozitë dhe 4 të tjerave që duhet të vijnë, nuk njeh kufij.

Nëse i lamë mandatet pas video skandalit të publikuar nga Bild, po sot që kemi dërguar gjysmën e stazhierëve të Ed Halimit në KQZ me dosje dhe prova të prezumuara, a nuk kemi mjaftueshëm arsye për të mos njohur zgjedhjet? Kjo nuk do të ndodhë sepse Basha i njeh zgjedhjet dhe e njeh mirë humbjen që na ka shkaktuar. Ai vetëm nuk pajtohet dot me faktin se do ngelet pa karrige”, tha Hoxha.

LEXO EDHE:  Foto-“Duam ujë, o burri i huj”/ Protestuesi i famshëm mesazh Veliajt nga Kalaja e Tiranës

LEXO EDHE:  50 minuta kokë më kokë/Basha largohet nga zyra e Berishës

Ish nënkryetari i FRPD shtoi më tej për CNA.al se i gjithë ky aksion butaforik i Bashës është thjesht dhe vetëm një teatër kukullash, ndërsa ka sfiduar kreun e PD që të përballen me argumente me njëri-tjetrin.

I gjithë ky aksion butaforik, ku vetëm ai flet dhe materiali regjistrohet nga zyra e shtypit të PD, është një teatër kukullash. Nëse Basha vërtet dëshiron të dëgjojë edhe mendimet ndryshe, siç ai pretendonte në videon e shpërndarë të aktivitetit të djeshëm në Durrës le të japë njoftim për orën dhe vendin se unë personalisht do të shkojë të përballem me argumenta me të. Basha e ka frikë përballjen me demokratët ndaj dhe fshihet pas aktiviteteve të pararegjistruara me anëtar dhe militant të bindur. Kjo nuk është demokracia dhe ky nuk është një model transparent dhe fitues.

Unë mendoj se ekipi i juristëve të PD ka të gjitha mundësitë të ndjekë procesin e kontestimeve dhe ankimimeve edhe nëse në PD nuk do të ketë një Kryetar. Ikja nga debati i brendshëm dhe mos mbajtja e përgjegjësisë duke u fshehur pas parullave për mosnjohje zgjedhjesh nuk është zgjidhje”, u shpreh Lisandër Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE