LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja si mund të bëheni fitues i Samsung Galaxy S10!

6 Mars 2019, 18:57, Aktualitet CNA
Ja si mund të bëheni fitues i Samsung Galaxy S10!

Ndoshta jo të gjithë e kemi mundësinë që të bëhemi zotërues të zërit më të fundit që ofron teknologjia, apo të ndërrojmë aparatët tanë celularë me ata më të rinj, që porsa kanë dalë nëpër vitrinat e dyqaneve dhe janë ëndrra e shumë të rinjve që ndjekin trendet e modës.

Por tani të gjithë kanë mundësinë të provojnë fatin me kuponat gërvisht e fito, ku do te dhurohet pikërisht celulari  i ëndrrave, Samsung Galaxy S10, i sapolançuar në vendin tonë.

Në 4 ditët në vijim, në QTU do të zhvillohet loja gërvisht e fito krahas aktivitetit të shumëpritur nga të gjithë ?Ditët Outlet?. ?Ditët Outlet? do të ndodhin pikërisht në datat 7-10 Mars. Qëndra Tregtare Univers do të jetë destinacioni i kryeqytetasve për blerje të zgjuara me ulje qe arrijnë në 80% në Mango, Mango Man, New Yorker, Koton, Lc Waikiki, Neptun, Interspar, Jysk, Okaidi, Carpisa dhe dyqanet e tjera të qëndrës.

Për të zbuluar uljet në secilin nga dyqanet e QTU, klikoni në qtu.al

Krah blerjeve mjaft të volitshme, klientët e QTU do të kenë mundesinë të bëhen pjesë e lojës promocionale për të fitur gjatë këtyre ditëve, çmime mbresëlënëse si iPhone XS, Smartphone Samsung S10, 5 televizorë Smart LG 43Polësh, dhe 800 dhurata të tjera nga dyqanet e QTU.

Përveç standardeve tradicionale, S10 ka edhe risinë e ?Face Recognition? dhe një skaner të integruar të gjurmëve të gishtave në ekran 3 është numri i kamerave të pasme të pajisura në S10, ndërsa në modelet S10 do të debutojë kamera e parë 4K Selfie në botë. Bateria vjen me një fuqi prej 3400 mAh.

Por çmimet e mëdha nuk mbarojnë me kaq, sepse ju mund të fitoni këto ditë në QTU edhe 5 TV LG Smart Ultra HD 43, me ekran ?4k?, një TV me inteligjence artificiale dhe cilësi të lartë të ngjyrës ?True Colour Accuracy? si dhe me cilësi ?Ultra Surround? të zërit.

Për këto dhe qindra çmime të tjera që do të fitohen përmes kuponave gërvishtës nga marka të njohura si Breezy, Tally weijl, Koton, Lauma, Ltb, Attrattivo, Penti, FLO, etj.

Rreth teje këto ditë të ngrohta marsi QTU vjen më bujare se kurrë pasi dhuratat do të fitohen menjëherë nëpërmjet biletave Gërvisht dhe Fito që zgjidhen nga vetë blerësit, për çdo shpenzim në vlerën minimale prej 2000 lekësh. Biletat gërvisht e fito do te shpërndahen gjatë të gjithë ditëve të outlet, ndaj duhet të nxitoni të zgjidhni të parët për të fituar çmimet e mëdha.

Gjithashtu mund të fitohet edhe iPhone XS, që është gjenerata më e fundit e iPhone-ve. Ky është iPhone i parë i cili mundëson përdorimin e dy numrave njëkohesisht si dhe me fjalën e fundit të teknologjisë përsa i përket ekranit dhe procesorëve të Apple.

Tani ky iPhone mund të bëhet i juaji nëse nxitoni të blini në QTU në këtë katër ditësh të ethshëm Marsi.

Përtej blerjeve, QTU është një destinacion modern argëtimi, socializmi dhe jo vetëm, në shfrytëzimin e kohës së lirë, me kinemanë kontemporane Cineplexx, këndin me te dashur të fëmijëve që ka akoma surpriza për të prezantuar, apo zonën e gastronomisë me ambientin jashtë dhe brenda, ku së shpejti vjen dhe marka e njohur Burger King, për herë të parë në Shqipëri.

QTU është pjesë e Grupit Balfin, Grupit më të madh dhe inovator të investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon.

QTU do të jetë e hapur për publikun çdo ditë nga ora 09.00-21.00.  /CNA.al

Lajmet e fundit nga