LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dëbimi i gazetares/ Manjani: Hakmarrje politike provinciale

6 Mars 2019, 19:31, Aktualitet CNA
Dëbimi i gazetares/ Manjani: Hakmarrje politike provinciale

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani,  ka reaguar pas mosrinovimit të lejes së qëndrimit të gazetares britanike Alice Tayler, nga qeveria shqiptare.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani  ka shkruar se nuk kishte dëgjuar për të deri më sot, por me gjestin që bëri qeveria, bëri të famshme edhe një kritike të huaj. Sipas tij, dëbimi në kushte të tilla është hakmarrje politike provinciale.

?Alice Taylor qenka një gazetare e huaj rezidente në Shqipëri.

Nuk kisha dëgjuar për të deri më sot, kur lexova denoncimin e saj, sipas të cilit qeveria kërkon ta përzërë nga territori megjithëse është në pamundësi shëndetësore për të udhëtuar.

Natyrisht, me këtë gjest qeveria bëri të famshme edhe një kritizere të huaj.

Dukshëm akti i mos rinovimit të lejes së qëndrimit është i motivuar nga hakmarrja politike provinciale.?,-ka shkruar Manjani.

Më tej Manjani ka theksuar se ky është një trajtim çnjerëzor dhe me këtë gjest sipas tij na fëlliqën fare.

?Por dëbimi në kushtet e pamundësisë shëndetësore është trajtim çnjerzor!

Asnjë shqiptar nuk e bën kët gjë! S?e ka bërë kurrë as në ditë të vështira.

Qeveria që e bën këtë gjë s?mund të jetë më e jona!

Na fëlliqi, po fare!

Ndërkohë ambasadorët boll na qanë hallet tona, ti dalin në mbrojtje gazetares së tyre! OSBE dhe BE në
mënyrë të veçantë.?,- ka shkryar Ylli Manjani./CNA.al

Lajmet e fundit nga