LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

37 vjeçari tregon sekretin e të qenit energjik/“Pi urinë çdo ditë”

6 Mars 2019, 14:25, Kuriozitete CNA
37 vjeçari tregon sekretin e të qenit energjik/“Pi urinë

? E ruaj në kavanozë qelqi, i vendos datën dhe e lë për 30 ditë përpara se ta konsumoj.?- tregon ai.

Fabian Farquaharson është 37 vjeçari që prej tre vitesh konsumon urinën e tij, pasi lexoi për ta mirat shëndetësore që kjo gjë sjell. Ai pi çdo ditë në mëngjes urinë të freskët dhe e shoqëron me 400 ml urinë të vjetërsuar. Arreduesi i shtëpive shprehet se tashmë ndihmë më i shëndetshëm, më i lumtur dhe më i zgjuar.

?Kisha kohë që kërkoja ilaçe alternative përpara se të lexoja për konsumin e urinës. Gjithnjë kam qenë mendjehapur për këto gjëra dhe mendova ta provoja. Ishte pak i fortë, por nuk kishte shije të keqe dhe nuk e kisha problem ta përfundoja gotën. Vetëm pas gjysmë ore, u ndjeva për mrekulli dhe shumë energjik. Tani nuk lë ditë pa e konsumuar dhe jua sugjeroj të gjithëve.?- shprehet Fabiani.

Si fillim kërkimet e tij erdhën për shkak të dhimbjes së stomakut, të cilës mjekët nuk po i gjenin zgjidhje. Ai tregon se tashmë shija e urinës i duket si e ujit, pra nuk i bën aspask përshtypje.

Nuk ndjen lodhje në asnjë moment të ditës, e ka të lehtë të përqëndrohet dhe madje edhe emocionalisht është më mirë. Duke përzierë urinën e freskët me atë të vjetër, sipas tij rezultatet janë fantastike.

 

Përsa i përket provave shkencore se të pirit urinë është e shëndetshme, nuk ekziston asnjë e tillë. Madje mendohet se ndikon negativisht pasi përmban baktere dhe toksina që riqarkullojnë në gjak.

Lajmet e fundit nga