LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Takimi me ambasadorin/ Veseli: Askush nuk mund të na ndajë

5 Mars 2019, 17:47, Aktualitet CNA
Takimi me ambasadorin/ Veseli: Askush nuk mund të na ndajë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, shefen e Zyrës së BE-së Natalya Apostolova si dhe me kryeministrin Haradinaj.

Gjatë takimit Veseli theksoi se askush nuk mund ta ndajë Kosovën nga SHBA-ja dhe nga orientimi perëndimor i vendit.

?Kosova ka orientim perëndimor. Askush nuk ka të drejtë dhe askush nuk do të na ndajë nga ShBA-të dhe nga orientimi jonë perëndimor. Kosova drejt ndërmarrësisë, drejt njerëzve inovatorë. Rinia duhet të qëndrojë në Kosovë. Në Kosovë duhet të zhvillohet jeta, të zhvillohet perspektiva. Ta fuqizojmë shtetin për arsye se nuk ka nevojë t?i hapim vetvetes dilema dhe as nuk do lejojmë t?i hapim vetes dilema.

Dilemat i kemi mbyllur me 12 qershor 1999, populli i Kosovës me sakrificë dhe me një çmim shumë të madh e kemi larguar Serbinë nga Kosova. Por Serbia është fqinji ynë me të cilin duam të kemi paqe, por Kosova do jetë përjetë shtet i pavarur dhe sovran dhe ky do jetë orientimi ynë?,- deklaroi Veseli. /CNA.al

Lajmet e fundit nga