LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pasi ngeli në klasë/ Luli merr “ndihmës”

5 Mars 2019, 12:56, Aktualitet CNA
Pasi ngeli në klasë/ Luli merr “ndihmës”

Opozita e bashkuar ka zhvilluar sot protestën e radhës, para parlamentit, duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore, që sipas tyre do përgatisë zgjedhje të lira dhe do të hapë rrugën e integrimit.

Por, ka një detaj. Lulzim Basha ka sjellë edhe një ?risi? në protesta, duke i mbyllur me këngë patriotike.

Por, ndërkohë që herën e fundit bëri xhiron e rrjetit dhe u bë qesharak pasi ngatërroi himnin, sot Luli kishte marrë masa.

Në përfundim të protestës, Luli nuk këndoi vetë por kishte marrë një këngëtar, që të këndonte himnin kombëtar.

I kishte ikur zëri, apo nuk arriti ti mësonte sërish vargjet, këtë nuk e dimë./ CNA.al

Video, kur Basha ngatërroi himnin kombëtar:

Video, sot në fund të protestës, Basha merr këngëtar:

Policia hedh gaz lotsjellës/ Basha ia merr këngës

Lajmet e fundit nga