LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Opozita e re bashkon votat me mazhorancën/ Votohen projektligjet

5 Mars 2019, 11:57, Aktualitet CNA
Opozita e re bashkon votat me mazhorancën/ Votohen projektligjet

Njëkohësisht me protestën e opozitës, parlamenti është mbledhur sot në një seancë plenare, ku janë bëtuar edhe deputetët e rinj të opozitës, të cilët morën mandatin nga KQZ-ja.

Ndërkohë, mësohet se seanca e sotme është mbylluar pas rreth 2 orësh dhe 30 minuta diskutime nga deputetët e shumicës.

Gjithashtu mësohet se tre deputetë të LSI-së, të cilët bënë sot betimin në parlament, kanë bashkuar votat me mazhorancën, duke votuar shumicën e ligjeve në rendin e ditës.

Aurora Mara, Edmond Rrushaj dhe Enver Roshi votuan pro për disa nga projektligjet, ndërsa Ylli Shehu votoi kundër./CNA.al

Lajmet e fundit nga