Connect with Us

Opozita do të rrisë taksat?/ Tabaku i përgjigjet “flakë për flakë” Ramës

Aktualitet

Opozita do të rrisë taksat?/ Tabaku i përgjigjet “flakë për flakë” Ramës

Publikuar

-

Ish-deputetja e PD, njëkohësisht ish-nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Rama, i cili akuzoi opozitën se do të rrisë taksat për bizneset.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku e cilëson si gënjeshtër deklaratën e kreut të qeverisë, ndërsa thekson se “Rama tha sot se bizneset që protestojnë se dinë se Partia Demokratike do t’i rrisë taksat! Gënjeshtër! Partia Demokratike ka programin më të mirë ekonomik me taksat më të ulëta në rajon.”

Më tej, Tabaku shton se bizneset e vogla sot protestojnë se janë futur në skemën e TVSH, se paguajnë 50% të të ardhurave taksa.

LEXO EDHE:  A po e shfrytëzon Rama gjendjen e jashtëzakonshme për pushtet?/ Befason Meta

“Sot bizneset e vogla protestojne se jane futur ne skemen e TVSH, se paguajne 50% te te ardhurave taksa, se qeveria po i merr frymen, se taksidaret i rrine te dera, se shteti i konsideron si armiq! Partia Demokratike do te ule taksen e BV ne 0,5% te xhiros, do te heqe cdo barrriere e do te ofroje mundesine qe te punojne te qete! Biznesi eshte punedhenesi me i madh dhe biznesi i lire dhe i ndershem do te kete mundesi te lulezoje! Prandaj sot bizneset protestojne #Ramaik” – përfundon Tabaku reagimin e saj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha tregon prapaskenat/ Pse Rama “hoqi dorë” nga Durrësi e u rikthye në Vlorë

Publikuar

-

Nga

“Shqiptarët duhet ta krehin Ramën për leckash”/ Berisha këshilla opozitës

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili tha se do të kandidojë në qytetin e Vlorës dhe jo në Durrësi siç është përfolur së fundi në media.

Sipas Berishës, Rama “u tremb” nga kreu i PD, Lulzim Basha i cili po ashtu pritet të kandidojë në Durrës.



“Iku nga Durrësi sepse mori vesh se edhe Basha do shkonte aty. Iku nga Durrësi, iku në VLorë. Iku sepse bëri një takim më Lefter Kokën dhe nuk ja morën përsipër i thanë je i pashpresë”, u shpreh Berisha.

LEXO EDHE:  Thirrja urgjente për Ramën, Metën dhe Ruçin/ Shpëtoni nga vdekja fëmijët e varfër në Shqipëri

LEXO EDHE:  Replikë me Mero Bazen/ Rama dhe politika, përtej bamirësisë

Kujtojmë se gjatë vizitës së sotme në Vlorë, kryeministri Edi Rama konfirmoi se do të jetë kryesuesi i listës së PS në Vlorë edhe në zgjedhjet e 25 prillit duke hedhur poshtë zërat se do të kandidojë në Durrës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

A do dëgjojmë më mbi Covid-19 pas zgjedhjeve në SHBA? Përgjigjet Sali Berisha

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha është pyetur “a mendon që pas 3 nëntorit kur të merret vesh kush do fitojë zgjedhjet në SHBA, s’do dëgjojmë më aq shumë mbi Covid-19.

Në studion e “Zonë e Lirë”, Berisha tha se derisa nuk kemi ende një vaksinë atëherë sigurisht pandemia do jetë mes nesh.



“Nuk mendoj se s’do ketë, përsëri do flasim për Covid. Janë të gjitha hipoteza, por Covid është një realitet. Ka aspekte të cilat ndikohen nga faktorë elektoralë… nëse çështja e vaksinave ka marrë karakter politik elektorale, kurba e infeksionit, ato janë objektive. Derisa jemi në moment kur nuk kemi vaksinë, nuk është faktuar ndonjë ilaç me efekt të ndjeshëm, atëherë sigurisht pandemia do jetë mes nesh”, është përgjigjur Berisha.

LEXO EDHE:  A po e shfrytëzon Rama gjendjen e jashtëzakonshme për pushtet?/ Befason Meta

LEXO EDHE:  Foto nga Franca/ Rama: Vigjilje drithëruese, cilido rezultati kjo është fantastike

“Kryeministri shqiptar është i vetmi në planet që foli kur duhet të heshtte dhe heshti kur duhet të fliste”, tha Berisha, kur u pyet nëse mundet që Rama të rikthejë karantinën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Qytetari aksidentohet në punë/ Mjekët e komisionit të KEPM-it e sorollasin

Publikuar

-

Nga

Edison Lela është një banor i Burrelit dhe i është drejtuar emisionit “Stop” për një problem që ka me spitalin e këtij qyteti. Lela ka bërë një aksident në punë dhe ka dëmtuar rëndë dorën e majtë. Pasi ka marrë raportet nga spitali në Tiranë, Edisoni nuk komisionohet nga spitali rajonal por arsyeja nuk i shpjegohet.

Vetë Edisoni shprehet se i është mohuar e drejta e tij dhe nuk gjendet asnjë zgjidhje për KEMP. “Gjendja e dorës është e rënduar, kam 5 tendina të këputura. Mjekët e Burrelit nuk më japin asnjë përgjigje më sorollasin”, shprehet ai.

“Stop” ka shkruar dhe pranë spitalit, për të takuar mjekët e komisionit dhe doktori Araniti, kirurgu shprehet, se sipas tij Edisioni duhet ta marrë raportin e komisionit. Po kështu doktoreshë Zana, dermatologe, thotë, se edhe sipas saj i takon.

Është shefi i spitalit dhe kryetari i komisionit, ORL Behar Sina, që i ka thënë “jo” raportit të Edison Lelës. Pas sorollatjeve në spitalin e Burrelit, ne u konsultuam me mjekun ortoped traumator Dion Riza, i cili shpjegoi, se diagnoza e Edisonit rrezikon deri në invaliditet dhe duhet të trajtohet nga spitali rajonal të paktën 6 muaj.

Mjeku: Domenika, Araniti quhem, jam mjeku kirurg i përgjithshem. Komisioni ka dhe 2 anëtarë të tjerë, shefin e spitalit dhe një doktoreshë tjetër.

Gazetarja: A ka ortoped?

Mjeku: Jo!

Gazetarja: Në mungesë të ortopedit viztën e bën kirurgu?

Mjeku: Patjetër, që e bëj!

Gazetarja: Pikërisht!

Mjeku: Unë ia kam dhënë konfirmimin tim, komuniko dhe me shefin e spitalit dhe flasim bashkë! Një person nga anëtarët e komisionit nuk ka qenë dakord, për ta vazhduar raportin.

Gazetarja: Cili person?

Mjeku: Do komunikoni lart me shefin e spitalit! Personalisht për mua përbën objekt, për ta përfituar.

Gazetarja: Doktoresha për ju e merr komisionin?

Mjekja: Unë nuk jam specialiste, nuk mund të them, që as e merr as nuk e merr. Ato kanë nxjerrë pretendim një libër, që nuk është diagnoza në atë libër, që kemi si udhëzues ne.

Gazetarja: Në libër duhet të mos kesh të dy krahët, që ta marrësh.

Mjekja: Për mendimin tim duhet ta marrë me atë dorë, që shof unë si mjeke.

Gazetarja: Doktori është këtu? (Behar Sina)

Infermierja: A doktor Beharin kërkoni? Nuk është në Burrel.

Gazetarja e emisionit “Stop” shkoi dhe pyeti burimet njerëzore në spital, por doktor Behar Sina ishte larguar për në Tiranë.

LEXO EDHE:  Thirrja urgjente për Ramën, Metën dhe Ruçin/ Shpëtoni nga vdekja fëmijët e varfër në Shqipëri

LEXO EDHE:  Kritikon Qeverinë/ Kryeministri Rama i ndërpret fjalën biznesmenit, por ai nuk tërhiqet

Gazetarja: Kishim shumë dëshirë, që të takonim sot doktor Behar Sinën, Orl-në e Spitalit të Matit! Ku është ai?

Burimet Njërzore, Spitali Mat: Tani doktor Behar Sina ka patur një hall familjar, ka qenë deri nga ora 9- 9 e ca dhe është në Tiranë.

Gazetarja: Ka leje? Ka heqje të ditës së punës? Si funksionon?



Burimet Njërzore, Spitali Mat:: Ka leje ditore, merret nga eprori.

Gazetarja: Kush është eprori?

Burimet Njërzore, Spitali Mat: Drejtoresha!

Gazetarja: Ku është drejtoresha?

Burimet Njërzore, Spitali Mat: Drejtoresha është në Tiranë, ka dy ditë, se ka pas një mbledhje.

Gazetarja: Edhe drejtoresha në Tiranë. Në fakt nuk keni faj, se është fundjavë, ëeekend. Tani, ky zotëria, e ka me të drejtë page këtë mungesën, që bën?

Burimet Njërzore, Spitali Mat: Jo, pa të drejtë page.

Gazetarja: I hiqet dita e punës?

Burimet Njërzore, Spitali Mat: I hiqet dita e punës.

Gazetarja: Do të vij ta kontrolloj, do e mbaj mend këtë datë 11 shtator 2020, nëse është paguar doktori apo jo.

Burimet Njërzore, Spitali Mat: Në qoftë se është paguar, do mbaj përgjegjësi unë. Tani halle familjare.., kur të kesh, fëmijën sëmurë…

Gazetarja: Po a jeton këtu?

Burimet Njërzore, Spitali Mat: Ka shtëpi dhe në Tiranë.

Gazetarja: Po drejtoresha me leje me lekë, apo lekë?

Burimet Njërzore, Spitali Mat: Drejtoresha ka pas mbledhje te Operatori.

Pas shumë përpjekjesh “Stop” arriti që të lidhej me doktor Behar Sinën, i cili shprehet se nuk bazohet në dokumentet e dhëna nga Tirana, por ai bën verifikimet e tij.

Gazetarja: Diagnoza për Tiranën vazhdon me trajtim deri në 6 muaj KML-ja, pse në Burrel jo?

Mjeku Behar Sina: Moj, ti zonjë! Tirana mund të japë çfarë të dojë. Tirana duhet ta japë në bazë të librit, jo sipas vetes!

Gazetarja: Përse nuk e përfitonte ky mo zotëri?

Mjeku: Po nuk e përfiton pra, nuk ka për t’i marrë lekët! Nuk e përfiton! Kaq po të them! Nuk e përfiton, se aq raporte ka ajo sëmundje.

Gazetarja: Po kirurgu ka thënë po.

Mjeku: Hajde ta kapim në sy tim atje! Hajde atje!/

LEXO TE PLOTE