Connect with Us

Mega-Skandali i drejtësisë/ Si i shpëtoi Dritan Peka hetimit?

Aktualitet

Mega-Skandali i drejtësisë/ Si i shpëtoi Dritan Peka hetimit?

Publikuar

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me 4 mars 2019 vendosi rikonfirmimin në detyrë të kreut të Prokurorisë së Apelit Dritan Peka.

Trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Lulzim Hamitaj, mbylli sytë, pavarësisht problemeve që gjetën dhe e rikonfirmuan në detyrë.

Nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë me Komisonin e Vettingut. Ata, dje firmosën turpin e radhës në sistemin e drejtësisë.

Kujtojmë se prokurori Dritan Peka është përfolur dhe për lidhje të ngushta me politikën.

Përtej fakteve të një fotoje të publikuar, sot, ku prokurori Peka shoqërohej nga një eksponent i  lartë i PS, i cili është anëtar në KQZ, ai rezulton se  është në lidhje të forta  edhe me ish- deputetin e LSI-së, tashmë socialistin, Spartak Braho.

Ikja e Spartak Brahos nga LSI  nuk e ka zbehur edhe dashurinë  e Presidentit Ilir Meta për prokurorin Peka.

Sepse, lidhja e tij është Çim Peka, i cili është kushëriri i parë i prokurorit Dritan Peka, kurse lidhja me “baba Takun” dhe canten e tij është familjare, lidhje krushqie.

Cimi dhe canta e baba Takut e detyruan KPK te jepte nje vendim ashtu sic duhet. Te gatuanin nje byrekt shume te mire se kishte edhe brume edhe gjelle, por mesa duket nuk e kane pjekur mire perballe fakteve publike.

Në hetimet nga KPK, ndaj Dritan Pekës ishin konstatuar një sërë problemesh si me pasurinë ashtu edhe nga ana profesionale. Por, Komisioni vetëm sa i tha dhe nuk i mori parasysh.

Në cilësinë e drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Tiranë, sipas KPK -së, Peka  nuk kishte marrë masa ndaj një prokurori për mos ushtrimin e rekursit.

Gjithashtu, dyshime janë ngritur edhe për  ligjshmërinë e emërimit të një punonjësi të administratës.

Prokuroria e Tiranës ka hezituar të hetojë Pekën

Ajo çka ka zbuluar Komisioni i Vettingut për Pekën i kalon përmasat e një skandali. Më i rëndë është fakti se skandali të cilin do ta shtrojmë më poshtë është thelluar nga Prokuroria e Tiranës.

Sipas një denoncimi që  ka mbërritur pranë ONM-së, flitet për shkelje në emërimin e një punonjësi të administratës së Prokurorisë së Apelit Tiranë.

Në denoncim thuhej se është kryer një emërim në kundërshtim me ligjin,  pasi i punësuari nuk plotësonte kriteret, i mungonte arsimi përkatës.

KPK ka hetuar dhe ka gjetur se personi në fjalë kishte kryer më shumë leje nga sa i takonte dhe për këtë arsye kancelaria e Prokurorisë së Apelit Tiranë nuk kishte pranuar të firmoste listë-prezencat për një periudhë kohore kur specialisti në fjalë nuk gjendej në punë.

Për këtë çështje ka pasur edhe auditim nga Prokuroria e Përgjithshme e cila e ka referuar rastin në Prokurorinë e Tiranës, por kjo e fundit nuk ka nisur procedim me argumentimin se shkeljet ishin administrative.

Më tej i është kërkuar edhe Ministrisë së Financave të kryejë auditim. Por edhe MF, ka refuzuar me argumentin se ishte kryer një auditim i mëparshëm nga organi qendror i akuzës për këtë gjë.

                                              Dritan Peka

Anëtari i KPK -së Lulzim Hamitaj, ka thënë se  kancelaria e Prokurorisë së Apelit Tiranë ka pretenduar para komisionit se i është kërkuar verbalisht nga drejtuesi që të kryejë pagesën e specialistit në fjalë, por se nuk e ka pranuar një gjë të tillë.

“Komisioni ka vlerësuar se për këtë rast prokurori Peka nuk ka marrë masat për personin përgjegjës dhe se dyshohet të ketë pasur urdhër verbal prej tij, që ngrenë dyshime të arsyeshme për shkelje të rregullave të detyrës. Gjithashtu, komisioni ka konstatuar në disa raste deklarata kontradiktore të Pekës”, është shprehur Hamitaj.

Në një raport të Prokurorisë së Përgjithshme dhënë KPK, ndaj Pekës ka pasur edhe tre ankesa nga qytetarë të ndryshëm.

Në ankesa pretendohej se nuk është ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë lidhur me çështjet.

Grupi i punës së Prokurorisë së Përgjithshme ka dalë në konkluzionin se në këtë rast drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Tiranë, Dritan Peka, ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe se duhej të kishte mbajtur qëndrim, pavarësisht veprimeve të prokurorit të çështjes i cili nuk kishte kryer rekursin.

Gjithashtu relatori Lulzim Hamitaj ka pohuar se Peka është denoncuar dhe për qëndrim të njëanshëm dhe paaftësi për një çështje, për të cilën nuk është ushtruar rekurs.

“Komisioni ka konkluduar se nuk rezulton të jenë kryer veprime nga prokurori i çështjes dhe Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Tiranë”, ka thënë Hamitaj.

Profesionalizmin, prokurori Peka e  ka mbrojtur me ngarkesën e madhe që ka funksioni që ushtron si drejtues i Prokurorisë së Apelit Tiranë. “Janë 20 mijë çështje të menaxhuara prej meje, veç atyre që kam përfaqësuar”, u shpreh ai, raporton Reporter.al.

Probleme me pasurinë

Edhe sa i përket pasurisë, KPK ka kosntatuar probleme.

Për blerjen e apartamentit 94.6 m2 është deklaruar si burim një kredi dhe të ardhura nga pagat.

Sipas relatorit Lulzim Hamitaj janë gjetur mospërputhje me datat e mandate-pagesave 20 mijë euro e 12 mijë euro dhe kredisë së marrë në vlerën e 28 mijë eurove.

“Prokurori Peka nuk ka pasur mundësi paguese dhe ka mos përputhje të deklarimeve të tij me ato të administratorëve të shoqërisë që ka kryer shitjen”, thuhet në raportin e KPK-së.

Edhe për apartamentin e blerë në Orikum më datë 17 dhjetor 2011 në vlerën e 20 mijë eurove, janë konstatuar probleme.

Për blerjen e këtij apartamenti,  prokurori Peka ka deklaruar si burim një kredi dhe të ardhurat nga paga.

Si dokument justifikues të burimit financiar është depozituar edhe kontrata e kredisë së butë prej 5 milionë lekësh, që bashkëshortja e prokurorit Peka e ka përfituar për strehim.

Relatori Hamitaj pohoi se shuma e kredisë 5 milionë lekë do të përdorej për shlyerjen e një apartamenti në Tiranë.

Kredia rezulton të jetë marrë më 8 korrik të vitit 2010 dhe si garanci hipotekore është lënë apartamenti në pronësi të familjes Peka, ku drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Tiranë është bashkëpronar me pjesë takuese 25%.

“Kontrata për kredinë e butë ishte përfituar pas një kërkese të bashkëshortes së Pekës drejtuar kryeministrit në vitin 2010 për tu trajtuar me strehim.  Por, në kontratë është parashikuar se kërkuesi dhe përfituesi i kredisë së butë nuk do të kishin të drejta për pronësi të tjera në qytetin ku jetonin. Komisioni ka gjetur se çifti Peka kishte një apartament në bashkëpronësi, ndërkohë që vetë drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Tiranë është bashkëpronar me pjesë takuese 25% edhe në një tjetër apartament në kryeqytet. Ka rezultuar se bashkëshortët Peka i kanë përdorur paratë e kredisë së butë për të arreduar apartamentin ekzistues në Tiranë dhe për blerjen e apartamentit tjetër në Orikum”, ka konstatuar Komisioni.

Çka do të thotë se kredia e butë ishte përdorur në mospërputhje me ligjin.

Në këtë mënyrë, këto veprime kanë ngritur dyshime për fiktivitet të kontratave, pasi nuk ka qenë nevoja për blerjen e një apartamenti tjetër në Tiranë.

Probleme janë konstatuar edhe për blerjen e një automjeti tip BMË, në vitin 2013 në vlerën e 980 mijë lekëve.

Sipas komisionit, makina rezulton të jetë blerë në Gjermani më 28 nëntor 2013 nga shtetasi S.M. me vlerë totale 2 milionë e 379 mijë lekë.

Ndërkohë, që i është shitur Pekës vetëm pak ditë më vonë në vlerën e 980 mijë lekëve.

Sipas Komisionit  janë konstatuar mospërputhje mes deklarimeve të prokurorit Peka dhe shtetasit S.M. që i ka shitur mjetin.

Konkretisht është konstatuar mungesë dokumentacioni për pagesën e makinës, gjë ka ngritur dyshime për fiktivitet lidhur me çmimin e blerjes së këtij mjeti./CNA.al

Privilegjet e një Kryeprokurori/ Dritan Peka “zhvat” të pastrehët

Foto-PS rikonfirmoi Pekën në detyrë?/ Zbulohet anëtari i KQZ  që e shoqëronte

 

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Nga Mentor Kikia/ Një ftesë për Prokurorinë për të hetuar mashtrimin me ushqimet!

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Ekspertiza e prokurorisë: Mark Frroku i dha Tom Doshit fotografitë te lokali ‘Viva’

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: