LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush është Shkëlqim Hoxha, ish-Drejtori i Lojërave të Fatit i akuzuar nga Rama?

5 Mars 2019, 15:42, Aktualitet CNA
Kush është Shkëlqim Hoxha, ish-Drejtori i Lojërave të

Sot në mesditë gjatë seancës parlamentare në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha, se ishin firmat e bixhozit dhe lojtarët e saj apo biznesmenët e basteve, të cilët qëndronin pranë Opozitës  dhe mbështesin protestën.

Nga ana tjetër ai theksoi, se  në krah të Lulzim Bashës në protestë ndodhej dhe një  ish-Drejtor zullumqar, një njeri me bëma në baste i kthyer më pas  në menaxher.

Po, për e kishte fjalën kryeministri? Kush është ish-Drejtori i Lojërave të Fatit, i cili ndodhej në krah të Lulzimit?

CNA.al, bëri një verifikim të thjeshtë nga emrat e ish-drejtuesve të lartë të lojërave të fatit në vendin tonë.  Rezulton se ai është Shkëlqim Hoxha, aktualisht është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së si dhe një nga të deleguarit e Lulzim Bashës në Bashkinë e Kavajës. Është një njeri që e shikon gjithmonë në krah të Lulzim Bashës, si ish-drejtori i Lojërave të Fatit ne Ministrine e Ekonomise  apo dhe më tej si ish-drejtor në Ministrinë e Financave.

Është një nga drejtuesit e dikurshëm të Partisë Demokratike në degën e  Brukselit, i cili në vitin 2005 braktisi Europën për t’u bërë drejtor  nga Genc Ruli dhe më pas për të qëndruar në Ministrinë e Financave.

Shkëlqim Hoxha në fotot e mëposhtme duket në krah të  Lulzim Bashës tek takimi i fundit që ky ka zhvilluar  në Kavajë. Por, kush është ky person dhe  pse e akuzon Edi Rama.

Në fakt z.Hoxha njihet nga shumë personazhe të jetës politike dhe publike si një figurë problematike dhe shumë e akuzuar për shkak të luksit te shfrenuar dhe mënyrën se si jetonte. Për shkak të bizneseve të shumta që ka krijuar, për të cilat dyshohet se ka lidhje me postet e shumta që ai ka pasur.

Nga ana tjetër ai është figura e vetme që pasi u largua nga detyra, zotëronte dhe kishte një kompani bastesh apo ishte aksioner dhe pjesë e menaxhimit të saj, ashtu sikundër deklaroi, sot kryeministri Rama.

Më poshtë CNA.al, po sjell fotot e Shkëlqim Hoxhës  i njohur ndryshe si Çimi apo siç i thonë rëndom  në koridoret e PD -së, “Çimi i basteve”, i cili është edhe kandidat për deputet në listën e  Bashës, por edhe në shumë takime apo dhe sot në protestë në krah të tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga