LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryen vetëvrasje legjenda e grupit të famshëm/U gjet i pajetë në shtëpi

5 Mars 2019, 09:12, Lifestyle CNA
Kryen vetëvrasje legjenda e grupit të famshëm/U gjet i

Lideri i grupit legjendar ?Prodigy?, Keith Flint, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.

Këngëtari i hitit të njohur u gjet sot pa shenja jete në shtëpinë e tij në Essex në orën 8:00, pasi policia ishte njoftuar nga disa persona që ishin të shqetësuar për shëndetin e tij.

?Pas ardhjes në vendin e ngjarjes, 49-vjeçari u shpall i vdekur. Vdekja nuk është duke u trajtuar si e dyshimtë dhe së shpejti do të publikohet një raport?, tha nja zëdhënës i policisë.

Një prej pjesëtarëve tjetër të grupit, Liam Haslett, shkroi në profilin e Instagramit:

?Lajmi është i vërtetë, nuk mund ta besoj se po e them këtë, por vëllai ynë Keith i dha fund jetës gjatë fundjavës. Jam i tronditur, i zemëruar, i hutuar dhe zemërthyer?.

Flint u bë një prej rokerëve më të njohur në vitet ?90, kur stili i tij energjik i kërcimit dhe flokët ?punk? e bënë atë një nga figurat më të veçanta. Banda e tij mori akoma më shumë famë me hitet ?Firestarter?, ?Breathe? dhe ?Smack My B**** Up?.

Grupi tha në një deklaratë: ?Është tronditja dhe trishtimi më i thellë që të konfirmojmë vdekjen e vëllait tonë dhe të mikut më të mirë Keith Flint. Një pionier i vërtetë, novator dhe legjendë. Ai do të na mungojë gjithmonë. Ju falënderojmë për respektimin e privatësisë së të gjithë të interesuarve gjatë kësaj kohe?.

Në vitin 2001

Grupi ?Prodigy? përfundoi së fundmi një turne në Australi dhe do të nisnin një tjetër në Amerikë muajin e ardhshëm.

Keith u martua me bashkëshorten e tij Mayumi Kai, që punonte DJ, në vitin 2006. Ajo arriti ta shpëtonte nga bota e drogës dhe jeta e shthurur që bënte.

Me bashkëshorten Mayumi Kai, në 2009-n

Kur grupi publikoi videoklipin ?Breathe? në 1996-n, performanca e Flint u cilësua si shumë e frikshme për fëmijët dhe nuk transmetohej në televizion pas orës 21:00.

Lajmet e fundit nga