LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi: Mazhoranca e kapur “shah mat”, parlamenti ilegjitim

5 Mars 2019, 14:02, Aktualitet CNA
Kryemadhi: Mazhoranca e kapur “shah mat”, parlamenti ilegjitim

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi foli pas takimit me kryedemokratin Basha, ku shprehu bindjen se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme paralamentare.

Sipas Kryemadhit, Parlamenti është një institucion  i bllokuar dhe nuk është më legjitim pasi nuk ka  140 deputetë.

Parlamenti ka 140 deputetë, parlamenti është funksional vetëm kur të ketë 140 deputetë. Mazhoranca është kapur shah mat disa herë. Dosja 339 është një dosje e hapur me SHBA, dhe dosja 184, e cila është fshehur. Ka dhe shumë probleme ligjore që kanë të bëjnë më krimin e organizuar. E lexuat deklaratën e Ambasadorit të SHBA. Ai tha se duhet zgjidhur urgjent cështja e djegieve së mandateve tona. Parlamenti nuk mund të jetë legjitim, ndaj kem një institucion të bllokuar, i cili nuk funksionon normalisht. Sot qeveria shqiptare bën qoka për grupe të caktuar interesi, nuk ka rritje rrogash, vende pune. Nuk ka më dialog por vetëm zgjedhje të reja. Kanë filluar të hapen zyra elektorale. Vera do të fillojë me zgjedhje parlamentare. Njerëzit kanë një urrejtje ndaj kapjes së shtetit, pasi kjo ka varfëruar popullin”, deklaroi Kryemadhi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga