Connect with Us

Ish-deputeti i Partisë Republikane, konvertohet në deputet të LSI-së

Aktualitet

Ish-deputeti i Partisë Republikane, konvertohet në deputet të LSI-së

Publikuar

-

Levizja socialiste per integrim selia

Në një prononcim për emisionin “Top Show” në televizionin “Top Channel”, deputeti Ylli Shehu ka thënë se nuk është tradhëtar, pasi duke pranuar mandatin nuk po tradhëton votuesit e tij personalë.

“Nuk jam tradhtar, por nuk mund të tradhëtoj në rradhë të parë votuesit e mi. Kam qenë me Partinë Republikane…Në zgjedhjet e 2017 isha kandidat për LSI. Monika më ka përjashtu nga lista, normalisht është e drejta e saj. Unë nuk kisha arsye që ta lë mandatin. Mori vendim opozita, morri vendim Monika dhe ne të lëmë mandatin? Absolutisht jo nuk kam qenë dakort me djegien e mandateve. Jemi në demokraci dhe duhet të përfaqësojmë votuesit tonë. Vendimi ka qenë personal, duke parë edhe mendimet e ndërkombëtarëve. I kam votuesit e mi personalë, jo të LSI-së”, – tha Shehu, dikur deputet i Partisë Republikane që ka pranuar mandatin e LSI-së. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Dibrani dyshohet se është vrarë në Siri që më 2015/ OFL i kërkon të deklarojë pasurinë

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme Operacioni Forca e Ligjit ka bërë publikë listën me 4 emra të personave që duhet të justifikojnë pasurinë në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda.

OFL sot i ka dërguar letër për deklarim të pasurisë Shkëlzen Dumanit, i akuzuar për përfshirje në organizata terroriste.  Mirëpo, Dumani, me origjinë nga Peshkopia dyshohet se është vrarë në Siri në vitin 2015.



Shkëlzen Dumani dyshohet të jetë vrarë në Siri, ndërsa në shtetin sirian kanë mbetur dy fëmijët e tij, një djalë dhe një vajzë, Endri dhe Eva, 8 dhe 9 vjeç. Dumani, një prej vullnetarëve myslimanë shqiptarë që kanë shkuar për të luftuar në Siri dhe që janë shpallur në kërkim nga shteti shqiptar, është vrarë në luftime në Siri, kanë thënë familjarët e viktimës.

LEXO EDHE:  Petrit Gjoni i LSI merr mandatin e deputetit

LEXO EDHE:  Deputeti i PS-së humb mikun në aksident/ Ja postimi prekës

Viktima ishte në kërkim nga krimet e rënda edhe për rekrutime të shqiptarëve për t’i çuar në Siri për të luftuar kundër qeverisë së Bashar Al Assad./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Real Story” e turpshme/ Sadik Bejko i zhgënjyer: Tallava televizive, mu dhimbs gazetaria

Publikuar

-

Nga

"Real Story" e turpshme/ Sadik Bejko i zhgënjyer: Tallava televizive, mu dhimbs gazetaria

Poeti Sadik Bejko ka “shpërthyer” ndaj emisionit “Real Story” të Sokol Ballës.

Ai thotë se teksa ka ndjekur emisionin e mbrëmshëm ku ishin të ftuar Fatos Lubonja dhe shkrimtarja Diana Çuli, i është dhimbsur gazetaria shqiptare dhe ajo “tallavaja televizive”.

Bejko thekson se është e palejueshme dhe nuk mund të lejohet që shkrimtarin shqiptar më të njohur në vend dhe në botë, Ismail kadare ta përbaltin si mashtrues dhe si manipulues dy figura të dyshimta të gazetarisë.

“Real Story” e turpshme
Ndoqa mbrëmë “real story” një emision televiziv të drejtuar nga Sokol Balla Të ftuar ishin Fatos Lubonja, shkrimtarja Diana Çuli, analisti n.n …dhe Alda Bardhuli. Nga matanë Atlantikut ndërhynte Demaliaj.
M’u dhimbs gazetaria shqiptare aq e mjerë…mu dhimbs kjo gjëja, çorba, apo tallavaja televizive.
Për të mos thënë paçavurja televizive.



Ka dhjetëvjeçarë që gazetat, tv-të marrin në qendër Lubonjën, tani edhe një a dy mendje të tjera të çakërdisura për të mbajtur një emision për Kadarenë. Kur them dy mendja të çakërdisura, do të shkonte më mirë dy mendje të turbulluara nga helmi, mendje jo të kthjellëta për të gjykuar me logjikë normale ndaj Kadaresë. Kur je në situatë të tillë, situatë kur njerëz me mendje të errësuar nga armiqësia gjykojnë për objektin e bisedës, për shkrimtarin Ismail Kadare, është mirë të mos harxhosh kohën tënde me ndohtësi të tilla. Problemi është se helme, ligësi, mashtrime e manipulime do të vërshojnë nga ekrani dhe do të ndotin audiencën.
Kjo është e turpshme. Është e palejueshme. Nuk mund të lejohet që shkrimtarin shqiptar më të njohur në vend dhe në botë ta përbaltin si mashtrues dhe si manipulues dy figura të dyshimta të gazetarisë.
Pse të dyshimta? Se ata nuk e kanë për gjë të vjellin vrer kundër çdo vlere kombëtare.

LEXO EDHE:  “A do jetë Berisha në listë për deputet?”/ Përgjigjet Basha

LEXO EDHE:  Deputeti i PS-së humb mikun në aksident/ Ja postimi prekës

Ata janë figura me integritet intelektual të cënuar, nuk mund të shprehin mendime kompetente çdo ditë dhe për çdo gjë, veçanërisht, ata nuk kanë tagër, aftësi profesionale, të flasin për një shkrimtar. Në rastin konkret ata mund të shfaqen si figura pa arsyetim të kthjellët, sepse njihen botërisht si urrejtës të shpallur të Kadaresë.
Një argument fare i thjeshtë mund ta rrëzojë gjithë atë ngrehinë mendërisht çalamane të Lubonjës. Ai thotë se vepra e Kadaresë i ka shërbyer më vazhdimësi propagandës së Hoxhës. Se ai ka mashtruar dhe ka manipuluar publikun shqiptar. Shumë e thjeshtë. Po, ta zëmë, siç thotë Lubonja, se shqiptarët Kadareja i paska mashtruar, manipuluar. Vetëm se si është botuar më 50 gjuhë botërore. Tërë botën e paska manipuluar?

Ai ka fituar çmimet kombëtare e ndërkombëtare anë e mbanë Evropës. Tërë kombet e Evropës i ka mashtruar Kadareja? Libri i tij “Kamarja e tradhtarit”, botuar para 40 vjetësh në Shqipëri, tani para dy vjetësh u shpall ndër 10 romanet më të mira në ShBA.
Si i botuar në të pesë kontinentet, Kadareja gjithë planetin e paska verbuar e trullosur me manipulime? Gjithë planeti botoka dhe pëlqeja veprat që i kanë shërbyer propagandës së E. Hoxhës (siç)?
Janë në vete shqiptarët që lejojnë turpe, sjellje kaq të pacipa më TV-të e tyre?”, shkruan bejko në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Thirrja e Klemend Zgurit/ Anëtaret e KQZ kanë humbur interesin për detyrën, të ngrihet sa më shpejt!

Publikuar

-

Nga

Thirrja e Klemend Zgurit/ Anëtaret e KQZ kanë humbur interesin për detyrën, të ngrihet sa më shpejt!

Klement Zguri, ka paraqitur sot në Kuvend dorëheqjen nga detyra e kreut të KQZ.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Zguri thotë se KQZ ka pushuar de facto së funksionuari dhe sipas tij anëtaret e KQZ e kanë humbur interesin për detyrën

Zguri ka kërkuar angazhim maksimal për ngritjen e strukturave të reja të KQZ-së. Sipas tij, koha nuk pret dhe  KQZ ka nevojë për një drejtim një orë e më parë.



Zguri thekson se pavarësisht se ka nisur puna për zgjedhjen e organeve të reja drejtuese ende nuk ka një datë të saktë se kur do të zgjidhen anëtarët e KQZ-së.

LEXO EDHE:  Deputeti i PS-së humb mikun në aksident/ Ja postimi prekës

LEXO EDHE:  Petrit Gjoni i LSI merr mandatin e deputetit

Kujtojmë se Zguri u emërua në krye të KQZ-së pas marrëveshjes së 17 majit 2017 mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha dhe i mandati i mbaronte më 3 nëntor të këtij viti./CNA.al

LEXO TE PLOTE