LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ironia e gazetarit/ “Rama dhe Lali Eri edhe ferrin e kanë lule”

5 Mars 2019, 18:38, Aktualitet CNA
Ironia e gazetarit/ “Rama dhe Lali Eri edhe ferrin e kanë lule”

Gazetari, Armir Shkurti, në një postim në rrjetet sociale ka ironizuar kryeministrin, Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Shkurti ka bërë publike një histori të trilluar të një besimtari që quhej Kol, i cili ishte ndarë nga jeta dhe?

?Kola, një besimtar i devotshëm, kish lindur në internim, burgosur nga Enveri, burgosur nga Edvini për dritat, ndërroi jetë nga zemra kur i prishi shtëpinë Lali Eri për “interes publik”. I lumtur në Parajsë, një ditë sheh të hapet porta e madhe, të mblidhen engjëjt pas Shën Pjetrit e të bien boriat e festës.
– Ça ka ba vaki? Kush besimtar i randsishëm paska dekë? – pyet me kërshëri
– Edi Rama dhe Erion Veliaj! – i përgjigjet një engjëll plot emocion
– Luj mër vênit!!! Ata horra edhe Ferrin e kan’ lule! Shih mër se â ba nai gabim!!!
– Jo biri im! – i flet butë Shën Pjetri – Asnjë gabim! Ata kanë vend të privilegjuar këtu! Sa njerëz kanë kthyer këta në rrugën e Zotit s’e kanë bërë as 100 shenjtorë bashkë! Falë Edit dhe Lalit 3 milion shqiptarë çdo ditë e çdo natë luten: “Ati ynë që je në qiell! Ti je shpresa e vetme për ne! Shpëtona nga kjo e keqe që na ka zënë ose jepna durimin që ta përballojmë…”!!?,-shkruan Shkurti./CNA.al

Lajmet e fundit nga