LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ia di për nder Sokol Olldashit/ Maliqi: Tik taku i protestës bie për Lulzim Bashën

5 Mars 2019, 21:39, Aktualitet CNA
Ia di për nder Sokol Olldashit/ Maliqi: Tik taku i protestës bie

Deputeti, Lefter Maliqi, i qenë prezent në emisionin ?Top Show? në TCH ka komentuar arsyet e pranimit të mandatit të tij.

Sipas tij ai e ka pranuar mandatin në shenjë hakmarrje ndaj Lulzim Bashës i cili sipas tij e ka gënjyer disa herë.

Më tej Maliqi u shpreh se tik taku që Basha thotë në protestë bie për të.

?Lulzim Basha nuk më gënjeu këtë herë më pati thënë do të të bëj deputet dhe më bëri. Pasi më gënjeu ja 8 herë këtë herë më bëri. Unë jam me demokratët e ndershëm dhe mandatin e kam pranuar në shenjë hakmarrje ndaj Lulzim Bashës. Tik takun që thotë në protestë, Lulzim Basha të ia drejtojë vetes sepse po shkatërron PD-në. Unë kam ardhur në PD nga i ndjeri Sokol Olldashi dhe atij ia di për nder?,-u shpreh Maliqi./CNA.al

Lajmet e fundit nga