LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E ka tradhtuar? Travis Scott i bën dedikimin romantik gjatë koncertit Kylie Jenner

4 Mars 2019, 23:05, Aktualitet CNA
E ka tradhtuar? Travis Scott i bën dedikimin romantik gjatë koncertit

Ai u rikthye në skenë pasi kaloi disa ditë të vështira, sepse Kylie Jenner dyshoi se e kishte tradhtuar.

Dhe Travis Scott u siguruar që t?i tregonte dashurinë partneres së tij gjatë koncertit në Nju-Jork, mbrëmjen e së shtunës.

Reperi 26-vjeçar bërtiti në skenë ?Të dua grua?, ndërsa çifti mësohet se po përpiqet që të rregullojë situatën mes tyre, pasi Kylie ka gjetur prova për tradhtinë e tij.

Travis nuk ka thënë asgjë lidhur me spekulimet, por iu drejtua audiencës: ?Mbaj mend gjithmonë që familja vjen e para?.

Çifti mësohet se kaloi disa kohë bashkë në shtëpinë e Kylie-t, të mërkurën dhe të enjten, ndërsa reperi po mundohej që ta qetësonte situatën, madje sa vendosi edhe të fshinte profilin e tij në Instagram.

Një burim ka deklaruar për ?People? se çifti ka debatuar me njëri-tjetrin pasi Kylie ka parë në telefonin e Travis diçka që nuk i ka pëlqyer.

?Ajo ishte e mërzitur në fillim, por tani është më mirë. Nuk po ndahet me të?, ka thënë në vijim burimi.

Lajmet e fundit nga