LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha “vret” deputetët e rinj të opozitës

5 Mars 2019, 11:29, Aktualitet CNA
Basha “vret” deputetët e rinj të opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bashan ë fjalën e tij gjatë protestës së opozitës para parlamentit ka drejtuar fjalë mjaft të ashpra në drejtim të kandidatëve në listat pritëse, të cilët kanë pranuar mandatin e deputetit.

?Është ora të cilën shqiptarët e kanë ëndërruar. Ora e bekuar e shpresës, ora e bekuar e besimit tek vetja jonë, tek familjet tona, tek vlerat më të mira të shqiptarit ora e besimit në të madhin Zot se Shqipërinë?
Thundra e krimit e babëzisë, e hajnisë, thundra e korrupsioni, e perversitetit, e mashtrimit me fytyrën dhe gojën e Edi Ramës shkeli mbi dinjitetin e çdo shqiptari, gegë e toskë, myslimanë e të krishterë. Ora e tij ka mbaruar. Nga ky shesh buçet tash 4 javë verdikti i popullit sovran Rama ik!. Sovrani e ka marrë vendimin dhe minjtë e krimit dhe korrupsionit e kanë kuptuar fare mirë, prej javësh ajo godinë nuk është më godina e Kuvendit të Shqipërisë, por karantina e kolerës së krimit dhe korrupsionit”- deklaroi Basha.

Basha i cilësoi të ?vdekur? deputetët e rinj të opozitës në parlament, ndërsa nga protesta para Parlamentit,  kërkoi mëshirën e Zotit për ta, pasi siç ai u shpreh, tashmë nuk kanë më fytyrë për t’i dalë shqiptarëve para.

“Tradhtarët që kurrë nuk do t’i falë historia. Zoti pastë mëshirë për shpirtrat e tyre, se fytyrë ata nuk kanë më para shqiptarëve”, u shpreh Basha.

Para mbështetësve të opozitës në protestë, lideri demokrat tha se vendimi për të djegur mandatet erdhi në përgjigje të një kërkese të heshtur qytetare.

“Për muaj edhe vite zëri juaj ka kërkuar herë me ndrojtje e herë me mllef, herë me mirëkuptim, herë me pikëpyetje, kur do t’i digjni mandatet. Zëri juaj është dëgjuar, 10 ditë më parë opozita ju përgjigj. Dhe unë kam sot nderin që në emrin e popullit sovran, të shpreh mirënjohje dhe të falenderoj ata qindra patriotë, kandidatë të listës vijuese që djegin sot mandatet e tyre para popullit sovran. Kjo është beteja për Shqipërinë e vlerave, për Shqipërinë europiane”, u shpreh Lulzim Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga