Connect with Us

Aksident masiv/ Përplasen pesë makina

Aktualitet

Aksident masiv/ Përplasen pesë makina

Publikuar

-

Gjatë mbrëmjes së sotme në qytetin e Fierit janë përplasur me njëra tjetrën 5 makina. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Jakov Xoxa” në afërsi të Shtëpisë së të Moshuarve.

Fatmirësisht drejtuesit janë jashtë rrezikut për jetën dhe kanë marrë vetëm disa dëmtime të lehta.

Sipas informacioneve, disa nga automjetet kanë qenë të parkuara në momentin e përplasjes.

LEXO EDHE:  Foto/ Këngëtari i njohur shqiptar përfshihet në një aksident rrugor

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Mbaje gojën se…”/ Ngjela “shpërthen” keq ndaj analistit

Publikuar

-

Nga

“Mbaje gojën se…”/ Ngjela “shpërthen” keq ndaj analistit

Avokati i njohur Spartak Ngjela dhe analisti Ergys Mërtiri janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” ku po diskutohet rreth vendimit të maxhorancës për të shtyrë seancën për votimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

“Ngjela ka hall të bëjë si i ditur”, tha Mërtiri, duke sjellë reagimin e ashpër të Ngjelës, që i kërkoi “të mbajë gojën”.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplas 40-vjeçarin

LEXO EDHE:  Përplasen dy makina në Pogradec/ 3 të plagosur

Pjesë nga debati:

Mërtiri: z.Ngjela ka hall të tregojë që është i ditur

Ngjela: Mbaje gojën



Mërtiri: Mbaje ti

Ngjela: O zotëri unë kam tjetër arsyetim, ti tjetër. Mbaje atë. Boll tani

Mërtiri: Nuk do më tregosh ti mua di apo nuk di

Ngjela: Po sikur të them që di shumë fitoj gjë (qesh)

Mërtiri: Shih, ‘hahata’, eksitomi jot…/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Prapaskenat e tërheqjes së mazhorancës/ Murrizi: Kur bën diçka me nxitim thyen qafën ose…

Publikuar

-

Nga

Prapaskenat e tërheqjes së mazhorancës/ Murrizi: Kur bën diçka me nxitim thyen qafën ose…

Nën-kryetari i Kuvendit, Muslim Murrizi është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open”, ku po flitet për prapaskenat e tërheqjes së mazhorancës për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor të enjten e 1 tetorit.

Sipas Murrizit kjo tërheqje ishte e pritshme.



“Po e prisja këtë tërheqje. Sepse kur diçka e bën me nxitim ose thyen qafën ose frenon dhe djeg ferrotat. Nuk mund të bëhet ndryshimi i Kodit Zgjedhor me urgjencë. Unë bashkë me dy kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës kemi depozituar në Kuvend tërheqjen e nga rendi i ditës I ndryshimeve të Kodit Zgjedhor”, tha Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ndryshimet në Kodin Zgjedhor të papërshtatshme”/ Ivi kaso tregon hapin e fundit të PD

Publikuar

-

Nga

“Ndryshimet në Kodin Zgjedhor të papërshtatshme”/ Ivi kaso tregon hapin e fundit të PD

Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, ka folur për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor që priten të miratohen në Parlament.

Kaso tha se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë të papërshtatshme në këto momente, ndërsa pretendon se ato mund të bëhen edhe pa prekur koalicionet parazgjedhore, ndërsa këtë

“Ishte tërësisht e mundur të ndërhyhej në kod, pa prekur koalicionet. Është krejtësisht e papërshtatshme për të bërë ndryshime drastike në Kodin Zgjedhor, pasi jemi pak muaj para zgjedhjeve. Procesi zgjedhor është i komplikuar për t’u organizuar, ka shumë rrota dhe mekanizma të padukshme që vihen në lëvizje nga Presidenti. Nuk është normale, ndaj kemi kërkuar mendimin e ODIHR për të na dhënë një zgjidhje. Është një kërkesë që është refuzuar”, u shpreh ai në emisionin “Real Story”.



Më tej, demokrati tregoi edhe lëvizjen e fundit të PD-së lidhur me këtë çështje.

LEXO EDHE:  Harrohet nga familjarët/ Gjendet i vdekur pas 20 ditësh

LEXO EDHE:  Koronavirusi shpërthen në burgun e Fierit

“Vazhdojmë i qëndrojmë asaj që kemi thënë. Hapi ynë i fundit është materializimi i asaj që kemi thënë, pasi në dy mbledhjet e dështuara të Këshillit Politik preteksti ka qenë se nuk ka qenë e formalizuar kërkesa jonë. Drafti ynë është shumë i thjeshtë, shumë afër botëkuptimit të njeriut të zakonshëm se si duhet të jenë listat e hapura. Kemi dashur t’i tregojmë mazhorancës që ndërhyrja është e mundshme dhe nuk ka nevojë të prekë pikat e tjera”, theksoi Kaso./ CNA.al

LEXO TE PLOTE