LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Tuzi i shqiptarëve/ Si u festua fitorja

4 Mars 2019, 08:50, Aktualitet CNA
Video-Tuzi i shqiptarëve/ Si u festua fitorja

Pas fitores së koalicionit shqiptar në zgjedhjet lokale në Tuz, mbrëmjen e djeshme në rrugët e qytetit është festuar me flamuj kuqezi.

Kandidati i përbashkët i koalicionit të tre partive: Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptar të cilët u bashkuan nën siglën ?Malësia na bashkon?, ishte Nikë Gjeloshaj.

Nikë Gjeloshaj fitoi zgjedhjet ndaj rivalëve të tij malazez, boshnjak dhe serbë. Ai ka marrë 3682 vota, ose rreth 50% të totalit, ndërsa ndiqen nga partia e kryeministrit Milo Gjukanoviç.

?Në malësi fitojnë shqiptarët?, tha Nik Gjeloshaj teksa mbajti fjalën para mbështetësve të tij.

Tuzi u nda nga Podgorica në 1 shtator 2018 dhe bëhet komuna e dytë e Malit të Zi, që drejtohet nga shqiptarët, pas komunës së Ulqinit.

Lajmet e fundit nga