Connect with Us

Po ktheheshin nga puna/ Çifti i moshuar përplasen me makinë

Aktualitet

Po ktheheshin nga puna/ Çifti i moshuar përplasen me makinë

Publikuar

-

Një çift i moshuar është përplasur me makinë ndërkohë që po udhëtonin me karrocë në vendin e njohur si “Shën Pjetër”, në Fier.

Mësohet se një makinë e tipit  “Benz” ka përplasur çiftin e të moshuarve në kohën që po ktheheshin ën shtëpi pasi kishin punuar në tokat e tyre.

Drejtuesi i mjetit i ka dërguar të plagosurit në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

LEXO EDHE:  Kërcënoi se do vrasë veten/ Flasin prindërit e 31-vjeçarit: Nusja ja mori vajzën, kishin probleme xhelozie

Sipas policisë, të plagosurit janë Irakli Nune, 56 vjeç dhe bashkëshortja Florika Nune, 54 vjeçë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Bujar Çela: PS-PD po sillen korrekt me elektoratin, synojmë 11 mandate në Fier

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 25 prillit/ Bujar Çela: PS-PD po sillen korrekt me elektoratin, synojmë 11 mandate në Fier

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, si forcat më të mëdha kanë shtuar retorikat e tyre se do të dalin forcë e parë në çdo qark.

Fieri, që deri më sot mbahet si bastion i së majtës, për socialistët është fitore e sigurt.

Në një intervistë për CNA.al, kandidati i PS Bujar Çela, i cili renditet i shtati në këtë qark shprehet se në zgjedhjet e 25 prillit kanë të sigurt 10 mandate parlamnentare, ndërsa shtoi se janë afër mandatit të 11.

Sipas tij, deri tani fushata elektorale po ecën mjaft mirë nga PS dhe PD, ndërsa theksoi se lista eopozitës është zgjeruar pa patur asnjë përfitim e duke futur kryetarët e partive të vogla për tu siguruar një mandat në Parlament.

Fushata elektorale për mua ka ecur mjaft mirë, një fushatë e qetë. Të dyja partitë e mëdha për mua janë korrekte me sjelljen, pastaj ka nga të vegjlit të cilët për të përfituar nga  numrat që nuk i gjejnë dot sillen jo në përputhje me kodin dhe me ato që kemi miratuar.

Partitë e vogla e kam fjalën për pseudomotrën e të dyja partive të mëdha. Lista e madhe e PD ka futur një tufë pseudopartishë që kanë vetëm kryetarë dhe janë vendosur në listë për të futur kryetarët në Parlament. Këta pas dy vjetësh i ka marrë malli shumë për pushtet dhe janë kthyer me listat e PD-së.

Ne në qarkun e Fierit kemi 10 mandate dhe duam të bëjmë 11”, tha Bujar Çela për CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Jemi një familje”/ Basha në Kamëz: Nga shpirti juaj buron thirrja për ndryshim

Publikuar

-

Nga

Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi elektoral me banorët në Kamëz u shpreh se ishte përgatitur për një vizitë në një familje, por sipas tij të gjithë të pranishmit janë një familje.

Më tej, ai shtoi se pensionistët me lekët që marrin mund të paguajnë vetëm faturat e energjisë dhe ilaçet.

 “Nga shpirti juaj buron thirrja e ndryshimit. Flamur Noka më tha se do shkojmë për një vizitë në një familje por të gjithë këtu jemi një familje. Një familje e ndryshme në përbërje me  nëna të vuajtura me gjyshe që kanë sakrifikuar çdo ditë. Me baba të rraskapitur në ferma dhe miniera për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Pensionistët pasi paguajnë faturat e energjisë dhe ilaçet nuk i’u mbetet asgjë. Nga ky shesh 8 vite më parë u premtua legalizimi falas dhe ju braktisën pa pikën e përgjegjësisë.”, u shpreh Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Prokuroria e Përgjithshme nënshkruajnë memorandum

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Vitore Tusha, nënshkruan, sot, një memorandum mirëkuptimi për të forcuar bashkëpunimin për përmirësimin e kapaciteteve të Gjykatës në përmbushjen e detyrave të saj në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Ky është një moment i rëndësishëm, pasi finalizojmë një bashkëpunim të Gjykatës Kushtetuese me Prezencën, që ka nisur prej disa kohësh, udhëhequr nga qëllimi i përbashkët për të forcuar ndërtimin e shtetit të së drejtës, për të kontribuar në forcimin e demokracisë dhe në respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Ky memorandum shërben për forcimin e kapaciteteve të Gjykatës Kushtetuese me qëllimin final respektimin e misionit të Gjykatës Kushtetuese: garantimin e epërsisë së Kushtetutës në vendin tonë”, tha Tusha në ceremoninë e nënshkrimit.

Del Monaco tha se nënshkrimi i memorandumit është dëshmi e vijimësisë së bashkëpunimit afatgjatë mes Gjykatës Kushtetuese dhe Prezencës. Ai shtoi se partneriteti me Gjykatën Kushtetuese është përparësi e Prezencës, për shkak të rolit specifik dhe thelbësor që luan Gjykata Kushtetuese në sistemin ligjor të Shqipërisë për promovimin e plotë të shtetit të së drejtës dhe të të drejtave të njeriut. “Prezenca është aty ku është zemra e shqiptarëve dhe shqiptarët po ndjekin me shumë vëmendje e respekt veprimtaritë e Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, ne punojmë së bashku për funksionimin dhe efikasitetin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Del Monaco.

LEXO TE PLOTE