LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përlotet me kujtimin e të birit/ Flutura Açka: S’kam më pikë ngushëllimi

4 Mars 2019, 21:47, Aktualitet CNA
Përlotet me kujtimin e të birit/ Flutura Açka: S’kam

Pas humbjes tragjike të të birit, shkrimtarja Flutura Açka ishte e ftuar në emisionin ?Ashoë? në Neës 24 për të folur rreth përjetimeve të saj.

Me sytë e lotuar Açka tha se nuk kishte më një pikë referimi, e vetmja gjë që i ngelet në këtë fazë është të jetë e denjë për të.

?Shkrimtare apo nënë e zakonshme fëmija është fëmijë. Sa është i vogël ai përpiqet t?i ngjajë nënës, prindit. Unë jam në një zgrip të tillë që dua t?i ngjaj tim biri. Jam në këtë fazë që të jem unë e denjë për të. Dikur mendonte të ishte ai, sot jam unë. Mbas atij apokalispi të madh kam bërë gati varkën e Noes, kam futur aty vetëm kujtime. Muajt e fundit me të kanë qenë leksion i madh. Më shkruajnë shumë nëna që kanë humbur fëmijë, ndryshe nga ato, unë arrij ta artikuloj atë që ndjej. Një shkrimtare norvegjeze që humbi të birin 24 vjeçar thoshte: Kur humb prindin humb të shkuarën, kur humb fëmijën ti humb të ardhmen. Ne nuk kemi më një pikë referimi, mbase prindërit e tjerë kanë fëmijë të tjerë kanë një pikë ngushëllimi?,- thotë Açka.

Në maj të 2018 shkrimtarja publikoi lajmin e dhimbshëm të humbjes së djalit të vetëm 18 vjeçar. /CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga