LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Opozita e re”/ Kush janë katër kandidatët e LSI-së që marrin sot mandatin

4 Mars 2019, 08:59, Aktualitet CNA
“Opozita e re”/ Kush janë katër kandidatët e

Katër kandidatë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët ishin në listat pritëse, pritet që të marrin sot mandatin e deputetit nga KQZ-ja.

Katër kandidatë nga lista e LSI-së kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ditën e premte, për të nisur edhe procedurat për marrjen e mandatit.

Në Qarkun e Tiranës, Floida Kërpaçi do të zëvendësohet nga kandidati i listës së LSI, Ylli Shehu.

Mandati i Endrit Braimllarit do t?i kalojë Edmond Rrushit, i cili ndodhet i dhjeti në radhë në listën e LSI.

Aurora Mara pritet të marrë mandatin e lënë nga Përparim Spahiu në Qarkun e Dibrës.

Ndërsa në Elbasan mandatin e LSI-së, të Edmond Haxhinastos do ta marrë kandidati që vjen pas tij Enver Roshi.

Lajmet e fundit nga