LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk është më sekret! Balada e Xhensila Myrtezajt dhe Pirro Çakos qenka një histori e bukur dashurie

4 Mars 2019, 11:40, Lifestyle CNA
Nuk është më sekret! Balada e Xhensila Myrtezajt dhe Pirro

Tashmë nuk është më sekret!

Xhensila Myrtezaj dhe Pirro Çako kanë publikuar sot këngën e tyre të re që është bashkëpunimi i parë i dy këngëtarëve.

Kënga titullohet ?Sekreti im? dhe klipi i saj është xhiruar në Venecian e bukur italiane. Atmosfera e maskave veneciane dhe admiruesi sekret që i shpreh Xhensilës dashurinë në klip, e përcjellin më së miri këtë baladë kaq romantike.

Në klip, Xhensila merr një letër nga një person anonim, që e sheh dhe e ndjek i maskuar. Ajo arrin të shohë fytyrën e tij në fund të klipit, kur teksa udhëton me gondolën veneciane një maskë i bie në duar nga lart.

Kjo histori dashurie e përcjellë me kaq emocion nga Myrtezaj dhe Çako do t?ju futë në një ndjesi të papërshkrueshme romantizmi që nuk thuhet me fjalë!

Përmes një dedikimi të ndjerë, këngëtarja Xhensila Myrtezaj shpreh vlerësimet për kantautorin, për të cilin thotë se është një privilegj që ka punuar.

Xhensila ka zbuluar se për këtë projekt i janë dashur 3 vjet punë Pirro Çakos dhe ne jemi të sigurt se mundi i tij do t?ia vlejë!

?Sekreti im?, nuk është më sekret ?. Për të gjithë ju, uroj ta pëlqeni këtë bashkëpunim në të cilin është investuar shume dashuri edhe shume art.

Rrugët të takojnë me shumë artistë dhe bashkëpunetore, por artisti i vërtete vlerësohet në thjeshtësinë e tij, i tillë është @pirrocako. Privilegj dhe nder për mua që u finalizua ky projekt, pafundësisht falenderuese për ty Pirro. Vetëm ti mund të punosh 3 vite për një projekt të vetëm dhe uroj t?i?a ketë vlejtur.

Faleminderit @darkodimitrov , me profesionalizmin e treguar i dhe dimensionin e duhur kenges.

Xhensila nuk harron të falenderojë edhe gjysmënb e saj më të mirë, partnerin Bes Kallaku, pa të cilin asgjë s?do të ishte e mundur!

Lajmet e fundit nga