LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kunati i "baba Takut me çantë të zezë"/ Prokurori me parukeri drejt Vettingut

4 Mars 2019, 15:33, Aktualitet CNA

Në zbatim të ligjit nr. 84/2016 ?Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?, të pikës 11 të nenit 3 dhe të pikës 4 të nenit 6 të ?Rregullores për procedurat e zhvillimit të shortit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit?, më datë 15.03.2018 janë shortuar dhe kanë filluar procedurat e rivlerësimit për subjektet e rivlerësimit, për 36 prokurorë dhe gjyqtarë në të gjithë vendin.

Procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve kryhet mbi bazën e tre kritereve, të pasurisë,  kontrolli i figurës dhe  vlerësimi i aftësive profesionale.

Në grupin e 36 të përzgjedhurve nga KPK për të kaluar në filtrin e Vettingut është edhe prokurori i Vlorës Ardian Ylli.

Ndryshe prokurori Ylli njihet dhe si  kunati i deputetit socialist Spartak Brahos apo si kunati i” baba Takut me çantë të zezë”.

CNA.al ka bërë një vëzhgim mbi deklaratat e pasurisë ndër vite të prokurorit Ardian Ylli, bazuar në të dhënat e publikuara nga Open Spending Albania si edhe nga të dhënat e marra nga ILDKPKI.

Në vitin 2015 rezulton se bashkëshortja e tij ka deklaruar 1 099 402 lekë të ardhura nga veprimtaria si person fizik, ndërkohë që punonte si  Drejtore e Bibliotekës Durrës me 678 060 lekë pagë vjetore.

Ndërsa, më herët në vitin 2006, ajo deklaron se ka marrë 700 000 lekë kredi me afat shlyerje 3 vjet, për hapjen e një parukerie.

Ndërkaq, Ardian Ylli rezulton bashkëpronar me 50% i një banese 3+1, përfituar me privatizim, ndërsa i ka shtuar dy dhoma banesës me vlerë.

Deklarimi i pasurisë ndër vite

Viti 2003

Bashkëpronar me 50% i një banese 3+1, përfituar me privatizim, 50 500 lekë.

Në vitin 2007 deklarohet e Rikonstruktuar banesa me sip. 95 m2, të cilës i janë shtuar dy dhoma me sip. 38 m2, 35 000 euro

Pronar me 100% i një veture, 650 000 lekë.

Viti 2004

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 881 376 lekë.

Viti 2005

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 862 076 lekë.

Viti 2006

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 835 583 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga veprimtaria person fizik, 1 000 000 lekë.

Shitur veturë tip Renault më 14.07.2006, 5 700 dollarë.

Shitur veturë tip Renault më 21.09.2006, 900 000 lekë.

Blerë veturë tip Renault më 15.06.2006, 500 000 lekë.

Blerë veturë tip Opel, 5 800 euro.

Gjendja e kursimeve, 300 000 lekë.

Bashkëshortja detyrime të papaguara në vlerën 650 000 lekë për kredi bankare për investim aktivitet parukerie marrë më 23.03.2006 me principal 700 000 lekë dhe afat shlyerje 3 vjet.

Bashkëshortja marrë kredi bankare per investim aktivitet parukerie marrë më 05.12.2006 me principal 250 000 lekë dhe afat shlyerje 4 vjet.

Bashkëshortja depozitë bankare celur më 28.06.2006, gjendje 102 426 lekë.

Bashkëshortja depozitë bankare celur më 28.06.2006, gjendje 100 euro.

Bashkëshortja depozitë bankare celur më 28.06.2006, gjendje 505 dollarë.

Bashkëshortja kartë krediti celur më 01.12.2006 me limit 150 000 lekë.

Bashkëshortja detyrime të paguara në vlerën -258 900 lekë për kredi bankare për investim aktivitet parukerie marrë më 23.03.2006 me principal 700 000 lekë dhe afat shlyerje 3 vjet.

Viti 2007

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 866 992 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga veprimtaria person fizik, 1 250 000 lekë.

Gjendja e kursimeve, shtuar me 300 000 lekë.

Rikonstruktuar banesa me sip. 95 m2, të cilës i janë shtuar dy dhoma me sip. 38 m2, 35 000 euro.

Kartë Krediti me limit 1 000 dollarë.

Bashkëshortja marrë kredi bankare më 19.04.2007 për rikonstruksion banese me principal 30 000 euro.

Bashkëshortja marrë kredi bankare më 03.12.2007 për rikonstruksion banese me principal 20 000 euro.

Bashkëshortja marrë kredi bankare më 31.01.2007 me principal 300 000 lekë.

Bashkëshortja, detyrime të paguara në vlerën -1 600 euro për kredi bankare marrë më 19.04.2007 për rikonstruksion banese me principal 30 000 euro.

Bashkëshortja, detyrime të paguara në vlerën ? 300 000 lekë për kredi bankare marrë më 31.01.2007 me principal 300 000 lekë.

Detyrime të pagaura në vlerën -71 000 lekë për kredi bankare marrë më 07.08.2007 me principal 500 000 lekë dhe afat shlyerje 3 vjet.

Bashkëshortja, detyrime të paguara në vlerën -900 000 lekë për mbylljen e dy kredive bankare marrë në vitin 2006 për investim aktivitet parukerie me principal 650 000 lekë dhe 250 000 lekë.

Viti 2008

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 856 514 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga veprimtaria person fizik, 600 000 lekë.

Bashkëshortja, detyrime të papaguara në vlerën 43 300 euro për kredi bankare marrë më 19.04.2007 për rikonstruksion banese me principal 30 000 euro dhe shtesë kredie marrë më 03.12.2007, 15 000 euro.

Detyrime të papagaura në vlerën 120 000 lekë për kredi bankare marrë më 07.08.2007 me principal 500 000 lekë dhe afat shlyerje 3 vjet.

Blerë veturë tip Fiat Punto, 250 000 lekë, pjesë e regjimit martesor.

Bashkëshortja, detyrime të paguara në vlerën -3 864 euro për kredi bankare marrë më 19.04.2007 për rikonstruksion banese me principal 30 000 euro dhe shtesë kredie marrë më 03.12.2007, 15 000 euro.

Detyrime të pagaura në vlerën -300 000 lekë për kredi bankare marrë më 07.08.2007 me principal 500 000 lekë dhe afat shlyerje 3 vjet.

Bashkëshortja, detyrime të paguara në vlerën -300 000 lekë për mbylljen e kredi bankare marrë më 10.03.2008 me principal 300 000 lekë.

Viti 2009

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 130 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga veprimtaria person fizik, 702 000 lekë.

Shitur veturë tip Fiat Punto, 370 000 lekë, pjesë e regjimit martesor.

Bashkëshortja, detyrime të papaguara në vlerën 39 450 euro për kredi bankare marrë më 19.04.2007 për rikonstruksion banese me principal 30 000 euro dhe shtesë kredie marrë më 03.12.2007, 15 000 euro.

Detyrime të papaguara në vlerën 477 767 lekë për kredi bankare marrë më 04.09.2009 me principal 500 000 lekë.

Gjendja e kursimeve, shtuar me 400 000 lekë.

Bashkëshortja, detyrime të paguara në vlerën -3 850 euro për kredi bankare marrë më 19.04.2007 për rikonstruksion banese me principal 30 000 euro dhe shtesë kredie marrë më 03.12.2007, 15 000 euro.

Detyrime të pagaura në vlerën -22 232 lekë për kredi bankare marrë më 04.09.2009 me principal 500 000 lekë.

Viti 2010

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 338 451 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga veprimtaria person fizik, 432 000 lekë.

Gjendja e kursimeve, shtuar me 200 000 lekë.

Bashkëshortja, detyrime të papaguara në vlerën 35 250 euro për kredi bankare marrë më 19.04.2007 për rikonstruksion banese me principal 30 000 euro dhe shtesë kredie marrë më 03.12.2007, 15 000 euro.

Detyrime të papaguara në vlerën 434 700 lekë për kredi bankare marrë më 04.09.2009 me principal 500 000 lekë.

Bashkëshortja, detyrime të paguara në vlerën -4 200 euro për kredi bankare marrë më 19.04.2007 për rikonstruksion banese me principal 30 000 euro dhe shtesë kredie marrë më 03.12.2007, 15 000 euro.

Detyrime të paguara në vlerën -126 600 lekë për kredi bankare marrë më 04.09.2009 me principal 500 000 lekë.

Viti 2011

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 287 012 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga veprimtaria person fizik, 300 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga mësimdhënia, 451 000 lekë.

Gjendja e kursimeve, shtuar me 400 000 lekë, duke shkuar në vlerën 1 900 000 lekë.

Bashkëshortja, detyrime të papaguara në vlerën 30 890 euro për kredi bankare marrë më 19.04.2007 për rikonstruksion banese me principal 30 000 euro dhe shtesë kredie marrë më 03.12.2007, 15 000 euro.

Detyrime të papaguara në vlerën 308 700 lekë për kredi bankare marrë më 04.09.2009 me principal 500 000 lekë.

Bashkëshortja, detyrime të paguara në vlerën -4 360 euro për kredi bankare marrë më 19.04.2007 për rikonstruksion banese me principal 30 000 euro dhe shtesë kredie marrë më 03.12.2007, 15 000 euro.

Detyrime të paguara në vlerën -126 600 lekë për kredi bankare marrë më 04.09.2009 me principal 500 000 lekë.

Viti 2012

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 463 548 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga veprimtaria person fizik, 480 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga mësimdhënia, 555 960 lekë.

Gjendja e kursimeve, shtuar me 500 000 lekë, duke shkuar në vlerën 2 400 000 lekë.

Bashkëshortja, detyrime të papaguara në vlerën 36 000 euro për kredi bankare marrë më 19.04.2007 për rikonstruksion banese me principal 30 000 euro dhe shtesë kredie marrë më 03.12.2007, 15 000 euro.

Detyrime të papaguara në vlerën 336 490 lekë për kredi bankare marrë më 04.09.2009 me principal 500 000 lekë.

Bashkëshortja, detyrime të paguara në vlerën -4 732 euro për kredi bankare marrë më 19.04.2007 për rikonstruksion banese me principal 30 000 euro dhe shtesë kredie marrë më 03.12.2007, 15 000 euro.

Detyrime të paguara në vlerën -125 703 lekë për kredi bankare marrë më 04.09.2009 me principal 500 000 lekë.

Viti 2013

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 457 052 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga veprimtaria person fizik, 180 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga mësimdhënia, 572 088 lekë.

Gjendja e kursimeve, shtuar me 240 000 lekë, duke shkuar në vlerën 2 640 000 lekë.

Bashkëshortja, detyrime të papaguara në vlerën 36 452 euro për kredi bankare marrë më 19.04.2007 për rikonstruksion banese me principal 30 000 euro dhe shtesë kredie marrë më 03.12.2007, 15 000 euro.

Detyrime të papaguara në vlerën 264 244 lekë për kredi bankare marrë më 04.09.2009 me principal 500 000 lekë.

Bashkëshortja, detyrime të paguara në vlerën -4 610 euro për kredi bankare marrë më 19.04.2007 për rikonstruksion banese me principal 30 000 euro dhe shtesë kredie marrë më 03.12.2007, 15 000 euro.

Detyrime të paguara në vlerën -124 021 lekë për kredi bankare marrë më 04.09.2009 me principal 500 000 lek

Viti 2014

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 732 365 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si Drejtore e Bibliotekës Publike Durrës, 678 600 lekë.

Djali, të ardhura nga paga si Specialist pranë Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë, 460 196 lekë.

Shitur veturë tip Opel Zafira, 3 000 euro.

Gjendja e kursimeve, shtuar me 550 000 lekë, duke shkuar në vlerën 3 190 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 5 469 402 lekë për kredi bankare.

Djali, blerë veturë tip Mercedes Benz, 2 340 euro dhe doganë 51 991 lekë.

Djali, blerë veturë, 1 900 euro dhe doganë 60 000 lekë.

Celur llogari kursimi nga paga, 60 000 lekë.

Djali, çelur llogari kursimi nga paga, 4 000 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -3 700 euro dhe 43 220 lekë për kredi bankare.

Detyrime të paguara në vlerën -288 008 lekë për kredi bankare marrë më 04.09.2009 me principal 500 000 lekë, kredi e cila është mbyllur më 08.07.2014.

Viti 2015

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 1 717 865 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si Drejtore e Bibliotekës Publike Durrës, 678 060 lekë.

Djali, të ardhura nga paga si Specialist pranë Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë, 500 140 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga veprimtaria person fizik, 1 099 402 lekë.

Djali, shitur veturë tip Skoda Octavia, 1 600 euro.

Gjendja e kursimeve, shtuar me 1 500 000 lekë, duke shkuar në vlerën 4 690 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 5 214 842 lekë për kredi bankare.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse të pagës më 31.12.2015, 119 970 lekë, në të cilën është marrë overdraft 341 000 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë rrjedhëse të pagës më 31.12.2015, 120 651 lekë.

Djali, gjendja e llogarisë rrjedhëse të pagës më 31.12.2015, 1 011 lekë.

Djali, shitur veturë tip Skoda Octavia, 1 600

Viti 2016

Llogari kursimi në shumën 112 474 lekë.

Shtesë në llogarinë rrjedhëse të pagës në shumën  1 618 470 lekë.

Gjendja e llogarisë së kursimit të bashkëshortes në shumën  16 701 lekë.

Gjendja e llogarisë së pagës së bashkëshortes në shumën 3 944 lekë.

Gjendja e llogarisë, së djalit, Redon Ylli në shumën 10 29 lekë.

Gjendja e llogarisë së pagës së djalit në shumën 378 40 lekë.

Gjendja e llogarisë së djalit tjetër në shumën 500 lekë.

Marrë me qira në emër të djalit, Ordis Ylli, një ambjent 172 metër katror  për aktivitetin “Shërbim Bar:, në shumën  60 000 lekë në muaj.

Të ardhurat nga paga si prokuror në Fier në shumën  1 502 165 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Durrës në shumën 183 533 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si drejtoreshë e Bibliotekës, Durrës, në shumën  722  088 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat i bashkëshortes “sallon bukurie”  në shumën 1 871  615 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit Redon Ylli, specialist në  zyrën vendore të Shërbimit të Provës, Tiranë, i komanduar në zyrën vendore të provës së Durrësit, në shumën  598  380 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga