Connect with Us

Komisionerët Publik përfshihen në skandal/ Mbrojnë Donika Prelën nga shkarkimi?

Aktualitet

Komisionerët Publik përfshihen në skandal/ Mbrojnë Donika Prelën nga shkarkimi?

Publikuar

-

Donika Prela flet per mediat

Institucioni i Komisionerëve Publik që nga fillimi i procesit të Vettingut dhe deri më tani ka ankimuar pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, 19 subjekte që janë rikonfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

IKP i ka bërë ankimimet me argumentin se nuk është bërë hetim i thelluar nga KPK.

Por, duket se jo vetëm KPK praktikon dy standarte në procesin e Vettingut por edhe Komisionerët Publik.

Faktet janë të gjalla dhe janë parë e dëgjuar nga i gjithë opinioni publik.

CNA.al po sjell më poshtë faktet se si edhe Komisioneri Publik procedon me dy standarte.

                      Antoneta Sevdari

Prokurorja Antoneta Sevdari u rikonfirmua në detyrë nga KPK  me 18 korrik 2018, por Komisioneri Publik e ankimoi vendimin e KPK me arsyetimin se nuk është bërë një hetim i thelluar.

Çështja kaloi tek Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe ky i fundit vendosi që të shkarkojë prokuroren Antoneta Sevdari, e cila njëherësh ishte dhe anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Sevdari u shkarkua, për shkak se nuk ka paraqitur dokumentet për pagim tatimesh për të ardhurat e bashkëshortit si emigrant në Greqi dhe puna në Arabinë Saudite.

Deri këtu s’ka asgjë te keqe, është konstatuar një problem dhe është vendosur.

Por ajo çfarë firmos dy standartet e Vettingut është se për një tjetër rast të njëjtë nuk ka pasur asnjë lloj ankese.

Tani, ose Komisionerët Publik janë të korruptuar, ose qëllimisht po i mbyllin sytë, për rastin e drejtueses së përkohshme të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Prela me të njëjtat shkelje si Sevdari

LEXO EDHE:  Kërkesa për shkarkimin e Malajt/ Reagon Banka e Shqipërisë

Donika Prela u rikonfirmua në detyrë nga KPK-ja me 5 shkurt 2019, edhe pas problemeve që iu konstatuan me pasurinë.

Njëjtë si bashkëshorti i prokurores Sevdari edhe bashkëshorti i Prelës rezultoi se nuk ka paguar detyrimet tatimore.

KPK kishte konstatuar se bashkëshorti i zonjës Prela, Vangjel Prela prej 2003  deri në 2011 kishte marrë pagesën nga një kompani ndërtimi cash duke shmangur pagesën e sigurimeve shoqërore dhe tatimet.

“Të ardhurat e bashkëshortit janë si inxhinier në kompani private ndërtimi si dhe në disa institucione shtetërore. Për vitet 2003-2005 bashkëshorti nuk ka pasur një kontratë punë. Pagesa është bërë cash, po për to nuk janë paguar sigurime shoqërore dhe tatime. Për vitin 2006 ekziston një kontratë. Paga është paguar cash, për vitin 2007 pjesërisht përmes bankës. Pagat 2006-07-08 rezultojnë pjesërisht të paguara në tatime dhe ISSH. Paga për vitin 2010-11 janë paguar cash. Nuk janë paguar tatime dhe kontribute shoqërore”, thuhet në raportin e KPK-së.

Gjithashtu nga KPK u mësua se Prela ka një apartament banimi 95.6m2 regjistruar në hipotekë në 2012 me emër të Vangjel Prelës (burri) blerë me kontratë porosie në 2007. Shitësi është Bruçi shpk. Vlera e blerjes 32.100 mijë euro. Çmimi për m2 rezulton më i ulët me vlerën e tregut. “Kemi marrë info nga hipoteka Tiranë, ku nga çmimi referencës rezulton 82 mije lekë për m2. Ka tokë arë në Petrelë 1000m blerë për 350 mijë lekë. Tokë bujqësore e blerë nga M.D e L.D. Kjo vlerë ishte me e ulët se vlera e tregut”, ka konstatuar KPK.

Në këto rrethana, skandali thellohet nga Komisionerët Publikë, të cilët deri më tani nuk kanë reaguar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Largimi i Shahinit ishte vendim ekskluziv i Ramës”/ Veliaj: Zgjodhi të bëjë një ndërrim në momentin e fundit

Publikuar

-

Nga

“Largimi i Shahinit ishte vendim ekskluziv i Ramës”/ Veliaj: Zgjodhi të bëjë një ndërrim në momentin e fundit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas largimit të Besa Shahinit nga posti i ministres së Arsimit dhe zëvendësimin e saj me deputeten Evis Kushi.

Veliaj ka treguar se ky ishte një vendim ekskluziv i kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi se kreu i qeverisë ka vendosur të bëjë një ndërrim në momentin e fundit.

“Ky është një vendim ekskluziv i Ramës, siç është e drejta e Edi Rejës të ndryshojë skuadrën e tij. Më duket më se normale, që teksa futemi në fushatë, ata që s’do jenë pjesë e saj, të kalojnë stafetën te dikush që do jetë pjesë e fushatës.

Besoj se secila prej ministreve tona të Arsimit, edhe Evisi që i uroj suksese, krahasuar me ata që s’kanë ndërtuar asnjë shkollë, janë dita me natën. Trajneri i ekipit tonë ka zgjedhur të bëjë një ndërrim të fundit të ndeshjes. Tentativa për të bërë gjëra ndryshe është gjithmonë e lavdëruar. Mund të dështojë, por të paktën nuk je kurrë pishman se dështove”, tha kryebashkiakui Tiranës në “Real Story”.



Ndërkohë, kujtojmë se ndryshimet në qeveri i paralajmëroi pak ditë më parë edhe CNA.al, pasi raportoi se largimi i Shahinit ishte i pritshëm.

LEXO EDHE:  Ekskluzive Skandali- Merret peng plazhi i Livadhit/ “Pronari” i lidhur me policinë

LEXO EDHE:  Teksti shkollor I i Sociologjisë:Muhamedi është biri i Zotit!

Ndonëse ajo nuk ishte e akuzuar për korrupsion, sulmet ishin të pandalura nga kritikët, analistë dhe opozita për paaaftësi dhe mediokritet në drejtimin e Ministrisë së Arsimit.

Për të mos ikur me turp Shahini deklaroi largimin duke justifikuar çdo shkarkim të pritshëm nga Edi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk mund të shti në fall”/ Spiropali flet për ndryshimet në qeveri pas largimit të Shahinit

Publikuar

-

Nga

“Nuk mund të shti në fall”/ Spiropali flet për ndryshimet në qeveri pas largimit të Shahinit

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali, e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 Pyetjet” nga Babaramo, ka folur për largimet në qeveri.

E pyetur nëse do të ketë ndryshime të reja, Spiropali thotë se nuk e kanë mendjen të rrinë nëpër mbledhjeje për ndryshimet e ministrave, por sipas saj qeveria vazhdon punën.



“Nuk mund të shti në fall dhe nuk mund të rrimë të presim a do ketë ndryshime apo jo. Më shumë i diskutoni ju në media këto ndryshime. Por qeveria vazhdon punën. Nuk e kemi mendjen të rrimë nëpër mbledhje dhe të bëjmë llogarinë e ministrave që ikin e vijnë. Në rast se do ketë mirë po edhe në rast se s’do ketë prapë mirë”, thotë Spiropali./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Murrizi ftesë politikanëve/ Kush ka këllqe të vijë të garojë krah meje në 25 prill

Publikuar

-

Nga

Murrizi ftesë politikanëve/ Kush ka këllqe të vijë të garojë krah meje në 25 prill

Deputeti Myslym Murrizi ka bërë një ftesë publikisht për politikanët, teksa po fliste për krijimin e partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare.

Murrizi tha se kush ka këllqe dhe besueshmëri të shkojë dhe të garojë krah tij në zgjedhjet e 25 prillit.

Deputeti bëri edhe një paralajmërim për qytetarët në Ora News, të cilëve i tha se nëse janë rehat me këtë klasë politikanësh të mos e votojnë.



“Një subjekt politik, nismë e imja dhe një grupi deputetësh. Shumë shpejt janë mbledhur firmat. Do t’i drejtohemi gjykatës për të bërë regjistrimin e këtij subjekti politik. Do të garojë në 25 prill në 12 qarqe me lista të hapura. Nuk ishte ftesë publike, dhe nuk ishte show, atë e bën këshilli politik. Ishte një ftesë për të gjithë personat që aspirojnë për të luftuar dhe vazhduar betejën e çrrënjosjes së një elite politike të krimbur në para.

LEXO EDHE:  Nuk justifikoi pasurinë/ KPA shkarkon prokurorin Adnan Kosova

LEXO EDHE:  Skandal në Dropull/ Bashkia i jep leje gurores në kundërshtim me ligjin

Kush ka këllqe, vullnet e besueshmëri të dalë më 25 prill me emër, atësi mbiemër të vi tek Lëvizja Demokratike Shqiptare e të garojë me lista të hapura jo për Myslym Murrizin. Mua nuk më intimidon posti që dikush ka mbajtur në politikë, nuk ka as të mëdhenj dhe as të vegjël. Në funksion të asaj që kemi lançuar prej 18 muajsh në Kuvend, do të garoj vetëm me 140 kandidatë në 12 qarqe për të provuar gjithësecili nga ne sa na vlen lëkura para qytetarëve. Nëse duan qytetarët shqiptarë që të na votojnë atëherë mirë, por nëse janë rehat me rrotën dhe jo me votën atëherë lë t’i votojnë. Të mos ankohen më pas”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE