LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ju dua shumë!” Këngëtarja e famshme pranon që është shqiptare në emisionin italian

4 Mars 2019, 22:10, Aktualitet CNA
“Ju dua shumë!” Këngëtarja e famshme pranon që

Ava Koçi, e njohur me emrin e artit Ava Max, po kthehet në një nga këngëtaret më të dashura për muzikën në Britaninë e Madhe dhe jo vetëm. Këngëtarja me origjinë shqiptarë bëri shumë bujë veçanërisht pas këngës së fundit ?Sweet but psycho?.

Ajo ishte dje një prej të ftuarve në ?Rai Uno?, ku performoi hitin e saj:

Pas kësaj Ava Max pati një bisedë më moderatorin Fabio Fazio, i cili theksoi se këngëtarja e njohur ka origjinë shqiptare dhe ajo e pohoi.

?Ka shumë këngëtare shqiptare që po bëhen të famshme në botë. Më pëlqen ta them sepse Shqipëria është shumë afër nesh dhe shumë shqiptarë na ndjekin në ?Rai Uno?. Mund t?i përshëndesësh?, iu drejtua moderatori.

?Përshëndetje shqiptarë, ju dua shumë?, tha Ava Max.

Këngëtarja 23-vjeçare ka lindur më 16 shkurt të 1996-s në Wisconsin të SHBA-ve, me prindër emigrantë nga Shqipëria. Ava e ka filluar karrierën e saj në Britani, ku dhe ka publikuar këngët e njohura si, ?My Way?, ?Not your Way?, etj.

Lajmet e fundit nga