LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-kreu i PD-së në krah të Rudina Hajdarit/ Sfidon hapur Bashën

4 Mars 2019, 13:32, Aktualitet CNA
Ish-kreu i PD-së në krah të Rudina Hajdarit/ Sfidon hapur

Ish kryetari i PD-së në Gjirokastër, tashmë anëtar i kësaj force politike, Roland Bejko ka dalë hapur në krah të deputetes Rudina Hajdari.

Në një postim në rrjetet sociale, Roland Bejko shkruan se nëse lideri Lulzim Basha largon vajzën e Azem Hajdarit nga partia, atëherë ai nuk do jetë më anëtar i PD.

?Nëse Lulzim Basha largon nga PD të bijën e Azem Hajdarit, unë deklaroj sot se nuk do të jem më anëtar i Partisë Demokratike për aq kohë sa kjo parti parimin e saj fondamental LIRINË, ta ketë zëvendësuar me DISIPLINËN, me këtë parim që është në genin e partive që pjellin diktatorë dhe diktatura. Pra, për hir të asaj se mos më mërzitet kryetari apo turmat e inatosura, unë nuk do pranoj të jem hija e vetvetes, pra hija e studentit të Dhjetorit 90?, shkruan Bejko./CNA.al

Lajmet e fundit nga