Fiks Fare/ Skandal në Gjykatën e Matit, lirohet i arrestuari me 2 ton hashash – CNA
Connect with us

Aktualitet

Fiks Fare/ Skandal në Gjykatën e Matit, lirohet i arrestuari me 2 ton hashash

Publikuar

-

fiks fare

Fiks Fare denoncoi një skandal në drejtësi, ku Gjykata e Matit liroi nga burgu një person që ishte kapur me 2 ton hashash.

Emisioni investigativ kishte informacione se i pandehuri Eltion Daçi do të lirohej në sallën e gjyqit dhe për këtë arsye, një grup xhirimi shkuan të ndjekin procesin dhe argumentimin e trupit gjykues. Por, në mënyrë paradoksale, grupi i xhirimit nuk u lejua të merrte pjesë në seancë, pasi një nga policët e burgut mbylli derën dhe nuk lejoi askënd të futej brenda.

Dhe, ashtu siç pritej, personi i arrestuar me 2 ton hashash, Eltion Daçi, u lirua në atë seancë. Për gjykatën, fajtor ishte një person tjetër, Andreja Gjinaj, që kishte vetëm një provë: kishte marrë me qira tokën që u gjet lënda narkotike. Ndërkohë, dëshmitë e tjera në dosje, por edhe përgjimet, tregonin se “pronari” i lëndës narkotike ishte personi që u lirua, Eltion Daçi.

Fiks Fare siguroi dosjen gjyqësore në ngarkim të Eltion Daçit dhe Andreja Gjinaj. Në dosje thuhet se në datën 2 prill të vitit 2017, në një konstruksion metalik si dhe një tunel të ndodhur në fshatin Rrethe-Baz, Bashkia Mat, janë gjetur 194 thasë me një peshë totale prej 2069.2 kilogramë hashash si dhe një kallashnikov. Prokuroria ka pyetur disa dëshmitarë, ku njëri prej tyre, Halit Daçi, ka shpjeguar se kontenierin i cili ndodhet në tokën e z.Safer Daci e hapte dhe e mbyllte djali i Seferit, i quajtur Eltion Daci sëbashku me punëtorët që merrte. Përsa i përket tunelit ku është gjendur lënda narkotike, ai ka deklaruar se këtë tunel e ka pastruar Eltioni.

Pas aksionit policor, Prokuroria ka vënë në përgjim numrin e telefonit të z.Eltion Daçi, i cili ka komunikuar me bashkëshorten e tij. “Çfarë dokumentesh ke pasur ti atje që ka dalë emri im, Shpresa Daçi atje” i thotë bashkëshortja në telefon, duke pranuar se kontenieri ku u gjet lënda narkotike ka qenë i Eltionit. Ndërkohë, e motra i thotë se “krejt gjërat që ke pasur atje i kanë sjellë këtu me maune”. Më vonë, bashkëshortja e pyet në telefon “atë kontenierin e dinë që është i joti ata?”, ndërsa ai i përgjigjet se jo.

Të dy, bisedojnë si duhet të dëshmojë bashkëshortja e Oltionit në polici, nëse oficerët e thërrasin. Në dosje, prokuroria e Metit argumentoi se vepra penale është konsumuar nga i pandehuri Eltion Daçi në bashkëpunim me të pandehurin Andreja Gjinaj. Sipas saj, kjo lëndë narkotike ka qenë e destinuar për shitje. Gjatë deklarimeve, i pandehuri Eltion Daçi tha se “nuk ka lidhje me veprën penale të ngritur nga prokuroria”.

Pasi siguroi dosjen e plotë, emisioni investigativ “Fiks Fare” kishte informacione se i arrestuari kryesor, Eltion Daçi, do të lirohej nga salla e gjyqit. Një grup xhirimi shkoi në Gjykatën e Matit për të ndjekur seancën gjyqësore. Fillimisht, gazetarët kontaktuan me kancelaren e gjykatës, e cila komunikoi me kryetarin e trupës gjykuese dhe vendosëm që të merrnim pjesë në këtë seancë. Por, e çuditshmja ka ndodhur gjatë zhvillimit të kësaj seance. Në momentin që kanë ardhur të pandehurit, disa punonjës policie iu afruan dhe i thanë se duhet të largohen nga salla për arsye sigurie. Ata u thanë gazetarëve se duhet të prisnin jashtë dhe sapo të marrë një vendim kryetari i seancës, do i thërrasin. Por, kur kaluan disa minuta, një punonjës policie u stacionua te dera e sallës së gjyqit dhe nuk lejoi gazetarët të futeshin brënda seancës. Pasi tentuan disa herë dhe morën konfirmimin nga punonjësi i policisë së gjykatës që kishin marrë leje, gazetarët komunikojnë me kancelaren. Ajo thotë se “sigurinë e gjykatës e ka gjykata, jo punonjësit e policisë së burgjeve”.

Seanca zhvillohet me dyer të mbyllura dhe dera hapet vetëm kur është dhënë vendimi. Punonjësit e policisë nxitojnë të marrin të pandehurit dhe t’i çojnë në Burgun e Burrelit. Në gjithë këtë situatë, Gjykata e Matit shpalli fajtor për 2 ton hashash Andrea Gjinajn, i cili u dënua me 5 vite e gjysmë burg. Ai mori përsipër të gjithë akuzën, madje edhe mbajtjen e një kallashnikovi. Prova e vetme e fajësisë së z.Gjinaj ishte një kontratë qiraje, ku ai kishte marrë me qira tokën ku u gjet lënda narkotike. Prokuroria thotë se për z.Gjinaj, nuk kishte asnjë provë tjetër; dëshmi, përgjim, vëzhgim.

Gazetarët kontaktojnë me avokatin e të pandehurve, duke e pyetur nëse gjyqtari mori ndonjë vendim për zhvillimin e seancës me dyer të mbyllura. “Jo, fare. Ata nuk dinin gjë fare. Ai mendonte mos keni ikur” thotë avokati. Pas kësaj situate, gazetarët kontaktojnë me kryetarin e Gjykatës së Matit. “Para se të bëhet seanca, më vjen kancelarja dhe më thotë se është një gazetar i Top Channel. Merre shoqëroje të ndjekë procesin. Më mbrapa merr vendim kryetari. Mesa di unë, ju jeni futur brenda” thotë ai, ndërsa shton se “polici është thjesht ekzekutor i një urdhri që jepet nga kryetari i seancës gjyqësore”. Gazetarët kërkojnë të takojnë kryetarin e seancës gjyqësore. Por, ai nuk pranon të japë shpjegime, ndërsa thotë se “nuk ka urdhëruar ai që gazetarët të dalin jashtë”.

Gazetarët shkojnë të pyesin në Burgun e Burrelit, se i kujt ka qenë urdhri për mos lejimin e gazetarëve në seancë. Burgu i Burrelit tha se ka marrë kontakt vetëm me kryetarin e Gjykatës së Matit, i cili u ka thënë se e ka lejuar grupin e Fiks Fare për të ndjekur seancën. Sipas saj, Burgu i Burrelit ende nuk ka kontaktuar me kryetarin e trupës gjyqësore. Gjithsesi, Drejtoria e Burgut të Burrelit thotë se ka marrë masë vetëm vërejtje për punonjësit e policisë.

***

PËRGJIMI I DATËS 3 PRILL 2017:

Shpresa Daçi: Çfarë dokumenti kanë gjetur thotë Ana me emrin tim. Çfarë dokumentesh ke pasur ti atje që ka dalë emri im, Shpresa Daçi atje.

Eltion Daçi: Jo moj, do jetë ndonjë libër ndonjë gjë.

Shpresa Daçi: Po ndonjë libër, po atëherë ti kanë futur me qëllim.

Komunikon me të motrën

Ana: Krejt gjërat që ke pasur atje i kanë sjellë këtu me maune. Ça ke pasur ti atje, me gjëna krejt ti kanë sjellë këtu.

Eltion Daçi: Po, mirë po atëherë?

Ana: A s’ke pas dokumente shpie gjë?

Eltion Daçi: Jo, jo.

Ana: A mban mend mirë?

Eltion Daçi: Po, po or pra.

Shpresa Daçi: O Ton, a thua ke pasur letra tek shtëpia?

Eltion Daçi: Eha.

PËRGJIM I DATËS 3 PRILL 2017, ORA 06.57.

Shpresa Daçi: për çfarë dokumenti bëhet fjalë, di gjë ti?

Eltion Daçi: Janë teste o teste. Teste që ia kam pas dhënë atij për të djegë ferra e gjëra.

Shpresa Daçi: Po tani?

Eltion Daçi: Teste kalamajsh. Kurrgjë.

Shpresa Daçi: Atë kontenierin e dinë që është i joti ata?

Eltion Daçi: Jo or ti.

Shpresa Daçi: Jo ëëë?

Eltion Daçi: Jo.

Shpresa Daçi: A thua më marrin dhe mu, më thirrin dhe mu. Çfarë tu them unë të paktën?

Eltion Daçi: S’di gjë fare thuaj. Janë teste fëmijësh, sdi gjë fare thuaj. S’kam qenë asnjëherë, s’di gjë.

Shpresa Daçi: I kam korrigjuar do them. S’di gjë, mund të jetë dhe ndonjë fëmijë që…

PËRGJIM I DATËS 3 PRILL 2017, ORA 09.08

Shpresa Daçi: ka ndonjë të re më?

Eltion Daçi: Jo, jo s’ka të reja më. Janë ato letrat e tuaja, që ke pas testet e kalamajve, gjëra kështu. Se letrat i ka marrë tjetri në kosh të plehrave. I ka dash për vete me djeg na një ferr na një gjë.

Shpresa Daçi: Po mirë. A ke folur me ndonjë njëri tjetër?

Eltion Daçi: Jo, s’kam fol. Po kam fol po s’ka asnji gjë.

 

 

 

 

 

Aktualitet

“Lufta” Qeveri-Presidencë/ Zbardhet roli i Metës në shkatërrimin e Kushtetueses

Publikuar

-

By

“Mungesa e Gjykatës Kushtetuese vjen si pasojë e mos kryerjes së detyrës së presidentit Ilir Meta, në kohën kur duhet të shpallte vakancën, në vitin 2016”.

Kështu është shprehur ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e ftuar në emisionin “Tempora”, duke iu kundërpërgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili ankohet për mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

Meta, reformën në drejtësi e ka quajtur ramaforma në drejtësi.

Por, sipas Gjonajt, nëse Presidenti do të ishte i shqetësuar për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte hedhur shortin e KED, si në 2017, ashtu edhe në 2018.

“Nëse Presidenti do ishte i shqetësuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte shpallur vakancën e parë kur është njoftuar që në 2016, për dorëheqjen e një anëtari të saj. Por në fakt e ka shpallur dy vite më vonë gati në shkurt të vitit 2018. Të gjitha këto vonesa nuk janë për shkak të qeverisë. Qeveria i ka bërë të gjitha detyrat e saj dhe Ministria e Drejtësisë ka ushtruar të gjithë funksionin kushtetues dhe ligjor”, ka thënë Gjonaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Reforma në drejtësi/ Ministrja Gjonaj kapet duke gënjyer

Publikuar

-

By

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, nuk shkëputet dot nga linja e gënjeshtrave të Qeverisë.

Madje ajo guxon të gënjejë, hapur teksa deklaron se reforma në drejtësi sot nuk pengohet nga politika.

“Nëse më përpara edhe pas miratimit, kishte rrezikshmëri që të pengohej nga politika, sot nuk ka asnjë pengesë nga politika. Sot merr kohën e saj që do ti duhet çdo sistemi që ndryshon nga fillimi, me një arkitekturë dhe institucione të reja të marri periudhën e saj tranzitore që i duhet për të ringritur sistemin e ri”, ka thënë Gjonaj në emisionin”Tempora”.

Faktet se politika i ka duart në drejtësi janë të shumta, duke nisur që nga emërimi i prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku, tek skandali që vitin e kaluar përfshiu Krimet e Rënda apo së fundi tek përzgjedhja e disa prokurorëve skandaloz për në SPAK./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kërcënoi Arben Malajn”/ Taulant Balla pranon fajin

Publikuar

-

By

Partia Sociale që mbrëmë ka njoftuar se do të kërkonte shkarkimin e Arben Malajt nga bordi i Bankës së Shqipërisë.

Sot, gjatë ditës, Malaj reagoi, duke thënë se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese nga kolegët e tij dhe drejtori gishtin ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Ky i fundit i ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dërvishi ka mohuar të ketë kërcënuar Malajn.

“Nuk do doja të bëja asnjë koment. Do të jenë kolegët e Grupit Parlamentar që kanë kerkuar marrjen e kësaj mase disiplonore që do të flasin. Në asnjë Bankë Kombëtare në botë, asnjë anëtar që paguhet nga buxheti i shtetit, nuk bëhet pjesë e aktiviteteve publike”, është shprehur Balla.

Më tej ai ka pranuar se ka faj, por e ka lidhur me propozimin që ai ka bërë për emërimin e zotit Malaj në bordin e BSH-së.

“Unë di vetëm që kam fajin dhe përgjegjësinë që kam propozuar zotin Malaj që të bëhet anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë. Me ne, nëse shkel ligjin shkarkohesh, është një shkelje flagrante e ligjit nga Malaj. Une mbaj pergjegjësi që kam ngulmuar të ishte edhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj”, është shprehur Balla./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending