LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet e parakohshme/ Kryemadhi: Jam e bindur që do të zhvillohen në maj

3 Mars 2019, 11:41, Aktualitet CNA
Zgjedhjet e parakohshme/ Kryemadhi: Jam e bindur që do të zhvillohen

Në një takim me drejtuesit e LRI-së Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shprehur e bindur se do të zhvillojë zgjedhje të parakohshme në maj. Ndërsa ka bërë thirrje që të përgatiten për kandidatët e ardhshëm.

?Jam e bindur. Do të kemi zgjedhje të parakohshme në Maj. Duhet që të organizohemi për zgjedhjet. Të përgatitemi për kandidatët e ardhshëm?- tha Monika Kryemadhi para komitetit drejtues të LRI.

Protesta nuk është politike. Njerëzit nuk dalin as për Lulin e as për Monikën. Njerëzit në shesh kanë daë për hallet e tyre, ashtu si protesta e studentëve për çmimet e taksat e larta, kushtet e mjerueshme e hsumë problematika të tjera që sollën një protestë madhështore.

Pakënaqësia nuk ishte as opozitare as nga një grusht njerëzish por e qindra e mijëra studentëve që i dhanë një mësim të mirë jo vetëm opozitës por të gjithë atyre njerëzve që nuk janë dakord me reformat e qeverisë e diktaturën e realitetin e hidhur e më poshtërues që kanë kaluar shqiptarët që nga 1990.

Përplasja jonë nuk ka të bëjë me Europën e as ndërkombëtarët por me këtë sekt kriminal që ka kapur drejtësinë shqiptare, shtetin, qeverinë, institucionet shqiptare. Kemi dëgjuar se si ndihma ekonomike do kishte një rishpërndarje por u zvogëlua, u përjashtuan familje dhe sot shqiptarët janë më të varfër se ç?kanë qenë 5-6 vite më parë.

Neveria është jashtëzakonisht e madhe për këtë grup njerëzisht që kanë kapur shtetin. Mos kujtoni se njerëzit do tolerojnë që dikush të vendosë për fatet e tyre. Shqiptarët janë një popull i vogël, i varfër por e kanë pasur të vështirë për t?u nënshtruar. Janë bashkuar dhe kanë dalë për ekonominë e fëmijët e tyre.

Janë 400 mijë shqiptarë që janë larguar nga Shqipëria. Janë larguar me qindra mijëra për shkak të pasigurisë, arsimit. Janë larguar mjekë dhe infermierë?, u shpreh kryetarja e LSI-së?,- deklaroi Kryemadhi./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga