Connect with Us

Të zhveshura dhe të mbuluara me petale, këto janë vajzat e famshme shqiptare që guxuan

Kryesore Show Biz

Të zhveshura dhe të mbuluara me petale, këto janë vajzat e famshme shqiptare që guxuan

Publikuar

-

Fotografia është art dhe të gjesh ide kreative jo vetëm që nuk është e lehtë, por ndonjëherë kërkon dhe guxim. Kjo për shembull në rastin e të pozuarit nudo, mbuluar vetëm me petale trëndafili. Shpesh nga publiku nuk pritet mirë një “zhveshje” e tillë, por vajzat shqiptare që e provuan na treguan se duken mjaft bukur.

Roza Lati

Ditëlindjen e fundit, moderatorja e njohur vendosi që përtej të tjerave t’i bënte vetes dhuratë një set fotografik. Roza shfaqej tërësisht e zhveshur, duke i mbuluar zonat intime me petale trëndafilash. Gjithashtu, ajo vetë është shtrirë në një vend të mbushur plot me petale.

Fjolla Morina

Ndërsa Fjolla ka zgjedhur Shën Valentinin e vitit 2017 për ta realizuar si ide. Në një vaskë, ajo vë në pah format e saj të trupit, mbuluar vetëm me petale të kuqe e të bardha të cilat qëndrojnë në ujë.

Dafina Zeqiri

Dafina e çoi në një nivel tjetër idenë, duke e bërë pjesë të klipit të saj të fundit. “A e man n’men” është kënga që i dedikohet dashurisë së përfunduar, të cilën ajo nuk do të rikthehet më. Dhe kështu, në pyll shtrirë mbi një tyl të kuq, ajo i rikujtoi edhe njëherë çfarë ka humbur.

LEXO EDHE:  Femra të zhveshura dhe dollarë/ Reperi shqiptar "shfrenohet" në një party

Bleona Qereti

Mund të themi se fotoja e parë e këtij lloji e publikuar nga vajzat e showbizit shqiptar ka qenë ajo e Bleona Qeretit në 2014. Ajo e ka postuar në Facebook, shkëputur nga një mbrëmje e zakontë e saj në vaskë.

Klaudia Pepa

Vaska ishte dhe vendi i “setit” fotografik të balerinës Klaudia Pepa, por ajo ka pozuar në mënyrë më të natyrshme. Ka zbuluar vetëm pak nga trupi i saj, e nuk ka harruar të kombinojë buzqëkuqin me ngjyrën e luleve.

American Beauty

Mendohet se frymëzimin vajzat mund ta kenë gjetur nga skenat e filmit “American Beauty” të publikuar në 1999. Gjithsesi, secila e ka përshtatur me mënyrën që e karakterizon.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kryesore Show Biz

“Do të braktisë koncertet”/ Çfarë po ndodh me Elvana Gjatën?

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata, është vajza më e komentuar e showbizzit si për jetën e saj intime por edhe për atë profesionale.

Pas një heshtjeje tepër të gjatë në skenën shqiptare për shkak të një skandali të ndodhur në zonen e ish bllokut, ku u përfshi edhe ish i fejuari i saj Ervin Mata , Elvana u rikthye si aktore kryesore në një film të Ermal Mamaqit i quajtur “Dy gisht mjaltë”, i cili pati një sukses shumë të madh në Shqipëri dhe jo vetëm.

Më pas Elvana Gjata nuk u ndal me këngët e saj të cilat u bënë hite por edhe koncerteve ku më i fundit ishte ai i organizuar në sheshin “Skenderbej” ku ajo u rikthye në mes të publikut me këngët e saj të vjetra por edhe ato më të reja.

LEXO EDHE:  Femra të zhveshura dhe dollarë/ Reperi shqiptar “shfrenohet” në një party

LEXO EDHE:  Magjia e trëndafilit/ Katër ton petale për një litër esencë



Por burime të sigurta për CNA.al, thonë se këngëtarja do të braktisë koncertet dhe ky do të jetë viti i fundit që ajo i organizon ato dhe do t’i rikthehet recitaleve.

Nuk dihet arsyeja pse Elvana ka marrë këtë vendim por pritet të shohim se çfarë do të ndodhë me jetën profesionale të saj.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Tjetër divorc VIP/ Vajza e show-t kapet me ish-deputetin

Publikuar

-

Nga

Një tjetër divorc VIP, që vjen nga lidhja e vajzave të show-t këtë herë me një politikan.

Pas divorcit me të fundit të Grida Dumës nga bashkëshorti dhe Ervin Salianjit me të fejuarën e tij, pasi u kap në mesazhe me G.D, një tjetër ish-deputet është bërë shkak për divorc në famije.

Mediat raportojnë se ish-aktorja e Protokallisë dhe AL Pazar, së fundi moderatore e emisionit Mos i Fol Shoferit, Rudina Dembacaj, është divorcuar. Shkak i divorcit të saj është berë lidhja me një ish-deputet.



Faxweb raporton se aktorja e humorit prej disa muajsh tashmë është ndarë nga bashkëshorti i saj, dhe shkak për këtë është bërë një histori e re dashurie në jetën e saj. Dembacaj është parë shpesh në shoqërinë e një ish-deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, romanca me të cilin duket se është shkaku kryesor i ndërprerjes së marrëdhënies me Aleksin, me të cilin ka sjellë në jetë dhe vajzën Viktoria.

LEXO EDHE:  Magjia e trëndafilit/ Katër ton petale për një litër esencë

LEXO EDHE:  Femra të zhveshura dhe dollarë/ Reperi shqiptar "shfrenohet" në një party

Që marrëdhënia mes tyre ka kohë që është ftohur kjo vihet re dhe në postimet e aktores në rrjetet sociale, ku prej më shumë se një viti nuk ka asnjë foto me bashkëshortin e saj, dhe dedikimet e vetme janë për të bijën. Po ashtu të gjitha pushimet e verës Rudina i kaloi bnë shoqërinë e miqve apo familjarëve të saj, ndërsa Aleks nuk u duk gjëkundi, ashtu si dhe nuk përmendet në asnjë prej intervistave që ajo ka dhënë për media të ndryshme. Ata u martuan së bashku në verën e vitit 2016, por pavarësisht dashurisë për ‘’qerosin’’ e saj, aktorja duket se i është dorëzuar një romance të re. Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme aktorja nuk mban më as unazën në gishtin e martesës, në ndryshim nga më parë.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Momenti më i sikletshëm në Hollywood/ Kjo foto e Brad Pitt dhe aktores së njohur po bën xhiron e rrjetit

Publikuar

-

Nga

Premiera e filmit më të ri të Tarantinos, “Once upon a time in Hollywood” ka pasur një moment tepër të sikletshëm mes aktorëve të njohur.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është momenti i sikletshëm i takimit të Brad Pitt me Lena Dunham-in.



Fotografëve nuk u ka shpëtuar momenti kur Lena i është afruar për t’i dhënë Brad-it një puthje mes faqes dhe buzëve, e cila me siguri ka qenë një keqkuptim.

LEXO EDHE:  Dafina Zeqiri e shtrirë nudo mbi petale trëndafili, arsyeja e vetme pse s’duhet humbur klipi i ri

LEXO EDHE:  Femra të zhveshura dhe dollarë/ Reperi shqiptar "shfrenohet" në një party

Kaq ka mjaftuar që fotoja e tyre të bëjë xhiron e rrjetit dhe të gjithë po diskutojnë momentin e sikletshëm mes aktorëve, të cilët më pas janë ndarë duke u sjellë sikur asgjë e tillë s’kishte ndodhur mes tyre.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: