LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gery Kokalari/ Bëheni Shqipërinë kryeqytetin e industrisë së kanabisit

3 Mars 2019, 19:35, Aktualitet CNA
Gery Kokalari/ Bëheni Shqipërinë kryeqytetin e industrisë

Bisnesmeni amerikan, me origjinë shqiptari, Gery Kokalari, i njohur dhe si aktivist aktiv i çështjes shqiptare, ka sugjeruar legalizimit e kanabisit, si një mënyrë për të nxjerrë jashtë loje trafikantët. Por edhe për të potencuar ekonominë e varfër nga shfrytëzimi i resurseve natyrore, që e favorizojnë  kultivimin e bimës së njohur narkotike.

Sygjerimet e veta, Geri Kokalari i ka dresuar nëpërmjet një interviste dhenë gazetës “Dita”, ku ndër çështjet e tjera ka rreshtuar dhe qëndrimin që duhet mbajtur ndaj të etiketuarës si “bima e mallkuar”.

“BE ka rreth nëntë vende anëtare që e kanë legalizuar marihuanën mjekësore. Luksemburgu ka legalizuar më së fundi dhe shumë vende të BE po lëvizin në këtë drejtim. Por më e rëndësishme, sa i përket Shqipërisë, është që Greqia, një anëtare e BE-së, ka legalizuar marihuanën mjekësore dhe ka lëshuar disa liçenca për kompanitë që të rritin kanabisin,? ? shprehet Kokalari. Që në vijmësi sjell edhe shëmbuj të tjerë nga vënde shumë të zhvilluara, që kultivimin e kanabisit e kanë kthyer në burim financiar.

? Shihni ç?ndodh në mbarë botën. Kanadaja ka legalizuar kanabisin për përdorim rekreativ në baza kombëtare. Në SHBA, mbi 30 shtete kanë legalizuar marihuanën për përdorim mjekësor, 10 shtete e kanë legalizuar për përdorim rekreativ dhe është e mundshme që Nju Jorku dhe Nju Xhersi do të legalizojnë marihuanën rekreative në të ardhmen e afërt. Vetëm këto dy shtete kanë një popullsi të kombinuar pothuajse prej 30 milionë njerëzish.

Duke dashur të jetë konkret në shifrat e përfitimit, Kokalari citon se një kompani amerikane nga Ohio po investon 15 milionë dollarë në Greqi për të kultivuar, përpunuar dhe eksportuar kanabisin mjekësor dhe industrial. Dhjetë kompani të tjera, kryesisht nga Kanadaja dhe Izraeli kërkojnë të investojnë midis 10 milionë dhe 100 milionë euro secila në Greqi për të prodhuar kanabis, ku investimi i përgjithshëm në kanabis mund të arrijë në 1 miliard dollarë brenda tre viteve të ardhshme.

?Vendet në Evropën Jugore, si Greqia, kanë mjedise ideale për kultivimin e kanabisit me shumë dimër të butë, shumë diell, krah pune të lirë dhe porte që sigurojnë qasje të lehtë në tregjet kryesore. Për këto arsye Greqia dhe Portugalia presin që të bëhen qendra e industrisë ligjore të kanabisit në Evropë. Analistët e njohur në këtë sektor vlerësojnë se tregu mjekësor i kanabisit në Evropë mund të kalojë 50 miliardë euro në shitjet vjetore? ? thotë Kokalari duke shtuar:

?Nëse Greqia mund të marrë pjesë në këtë industri në rritje të shpejtë, pse Shqipëria nuk mund të bëjë të njëjtën gjë? Shqipëria ka të gjitha burimet e nevojshme për të patur sukses në këtë industri që zotëron Greqia dhe Portugalia dhe tashmë ka reputacionin e të qenit kryeqyteti evropian i marijuanës ilegale. Pra, pse nuk duhet të bëhet Shqipëria kryeqyteti i kësaj industrie që lulëzon? Kjo mund të bëhet një nga industritë më të mëdha të Shqipërisë që punëson mijëra njerëz në një periudhë relativisht të shkurtër kohe dhe rregullimi i ligjëruar do t?i nxirrte  trafikantët jashtë biznesit?.

Lajmet e fundit nga