LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Peripecitë e shtrimit në neurologji/ Një zonjë ndërroi jetë...

3 Mars 2019, 20:39, Aktualitet CNA
Peripecitë e shtrimit në neurologji/ Një zonjë ndërroi

 Gazetari i  njohur investigativ, Armir Shkurti, ka postuar në faqen e tij në rrjetet sociale një status denoncues rreth asaj çka po përjeton në repartin e neurologjisë të QSUT “Nënë Treza”. Shkurti gjendet në këtë repart, sikurse shpjegon, pasi shoqëron një të afërm të dashur. Megjithse ka dy ditë përpjekje ende nuk ja ka dalë ti siguroj një vend shtrimi pacientit.. Ja statusi i plotë i gazetarit, që nis me fjalinë “PEZULL NË PURGATOR!!!”, dhe që më tej vijon:

“Nata e dytë sonte në korridorin e Urgjencës së QSUT! Kam që dje në mëngjes me një nga njerëzit e mi më të shtrenjtë e nuk e shtrojmë dot në pavion, tek neurologjia se VENDE S’KA.!!!!!!

Pas ekzaminimit të parë dhe një skaneri të parë, nga PRAKTIKANTËT që punojnë të shtunë e të dielë , na u tha se duhet edhe një skaner …me kontrast! Sebepi, se, kuptohet , as tani që po flasim nuk është bërë ky skaner.

Alternativat janë 3:

1 – Praktikanti na thotë të presim
2- Praktikanti thotë se një vend për femër është liruar të shtunën , pasi ka ndërruar jetë një zonjë. Për burra, duhet të presim…. (natyrisht perferojmë të zhgërryhemi në koridor të urgjencës, në vend të kësaj alternative makabre)
3 – Praktikanti i mirë e simpatik, me syze optike, na kujtoj që ka edhe spitale private.

CILËN DO ZGJIDHJE TI?

(në respekt të kësaj tabele dhe dhjetra hallexhinjve këtu, nuk po nxjerr as foto as video…..)”.

Lajmet e fundit nga