Connect with Us

Ndërhyrja ruse në zgjedhjet presidenciale/ Ditë të zeza për Trump

Aktualitet

Ndërhyrja ruse në zgjedhjet presidenciale/ Ditë të zeza për Trump

Publikuar

-

Sipas njoftimeve në media, hetuesi i posaçëm, Robert Mueller e ka gati raportin për përzierjen ruse në zgjedhjet presidenciale 2016. Cilat mund të jenë pasojat për Donald Trump?

Që në fillim duhet thënë se prej muajsh qarkullojnë spekulimet, se hetuesi i posaçëm amerikan, Robert Mueller është gati duket e përfunduar raportin e tij hetimor për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Por kësaj radhe politika e Uashingtonit është në tërësi e mendimit, se raporti është gati dhe do t’i paraqitet në mars Ministrisë së Drejtësisë. Me këtë lidhet shpresa, se më në fund do të merren përgjigjet e pritura për çështjen kryesore të debatuar në vend – a ka luajtur apo jo një rol aktiv kandidati i atëhershëm për president, Donald Trump dhe shtabi i tij zgjedhor në përzierjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016?

Së pari duhet theksuar, se Robert Mueller nuk do ta bëjë publik raportin e tij. Marrësi i raportit është ministri i Drejtësisë, William Barr. Ai do të vendosë, se çfarë do të bëhet me këtë raport. Sigurisht ai do të këshillohet për këtë me Shtëpinë e Bardhë dhe këshilltarët juridikë të presidentit. William Barr duhet të informojë kongresin për rezultatet e raportit, dhe do të vendosë, se çfarë do të bëhet publike.

Demokratët të shqetësuar

Thënë ndryshe: Barr vendos, se çfarë do të bëhet me këtë raport. Kjo është një nga arsyet, se pse emërimi i tij ishte kaq i kontestuar në kongresin amerikan. Shumë demokratë janë të shqetësuar, se Barr ishte shprehur më parë kritik ndaj hetimeve të Muellerit. Tani ata i tremben pasojës tjetër, që Barr do të përpiqet të çaktivizojë nga ana ligjore raportin sa të jetë e mundur. Prandaj ata kërkojnë që raporti të publikohet mundësisht plotësisht, vetëm ato që konsiderohen informacione sekrete mund të lihen pa u publikuar. Ata kanë marrë masa, që të ftojnë funksionarë, apo të kërkojnë nxjerrjen e dokumenteve, nëse besojnë, se Barr fsheh informacione.

Ish-avokatja, Barbara McQuade shpreson, që të mos vijë puna deri tek përplasja mes Ministrisë së Drejtësisë dhe kongresit. “Do të thoja, se raporti do të publikohet në një formë, që i jep përgjigje pyetjeve kryesore: Si erdhi deri aty që Rusia të përzihej në zgjedhjet tona, dhe çfarë roli ka luajtur shtabi zgjedhor i Trumpit këtu?” Opinioni duhet të dijë përgjigje të tilla, si Rober Mueller edhe William Barr e dinë këtë, thotë McQuade.

Ndjesia për ligjin

Parashikimi i proferoreshës së drejtësisë bazohet në qëndrimin se si Barr dhe Mueller ndjekin të njëjtat qëllime, mbrojtjen e ligjshmërisë dhe mbrojtjen e Ministrisë së Drejtësisë. Të dy republikanët e njohin njëri-tjetrin prej kohësh. Mendoj, se nëse ata gjejnë shkelje të ligjit, të dy do të duan që të nxjerrin secilin para drejtësisë”, thotë McQuade. Por Andy Wright, ish-këshilltar i Barack Obamës dhe Al Gore është skeptik. Nga njëra anë përfaqëson ai (William Barr) Ministrinë e Drejtësisë si institucion, dhe detyra e tij është të mbrojë ministrinë nga një president, që me gjasë përpiqet me çdo çmim ta shndërrojë në policinë e tij”, thotë themeluesi i blogut “Just Security”.Nga ana tjetër, ai ka thënë vërtet gjëra shqetësuese për hetimin e Muellerit, kur nuk i njihte të gjitha faktet. Sipas ish-këshilltarit të presidentit Obama, nuk mund të thuhet me saktësi se çfarë roli do të luajë Barr.

LEXO EDHE:  Sulmi terrorist në Barcelonë/ Bushati: Jemi me Spanjën në këtë moment të vështirë

I zgjeruar apo i kufizuar tek më e domosdoshmja?

Po ashtu nuk dihet, se sa i detajuar do të jetë raporti i Muellerit. Ai mund të jetë i zgjeruar, por edhe i reduktuar në minimum. Nëse do të merrej parasysh qëndrimi i zëvendësministrit të Drejtësisë, Rod Rosenstein, ku detyra e ministrisë është të përqëndrohet, tek personat që vërtet do të akuzohen, atëherë raporti i Muellers do të përqëndrohet fort tek veprimet penalizuese. Një qëndrim i tillë i përgjigjet edhe rrjedhës së deritanishme të hetimit, të kufizuar tek ndërhyrja ruse. Pavarësisht, se çfarë shkeljesh do ta paraqiten, raporti mund të jetë zhgënjyes për ata që kanë pritur zbulime që shkojnë thellë.

Akuza përmes rrugëve anësore

Edhe sikur vetë Mueller të arrijë në konkulzionin, që Trump mund të akuzohet për një vepër penale, kjo nuk ka për të ndodhur. Ministria e Drejtësisë ka qëndrimin, se një president i mandatuar nuk mund të akuzohet. Nëse Mueller, e akuzon Trump për një vepër penale, për të cilin ai nuk nxirret para drejtësisë, sa kohë është në post, atëherë kongresi mund të thërrasë një plan tjetër për veprim, procedurën e largimit nga posti, kjo do të ishte pastaj një ndërmarrje politike, jo juridike.

Por ka edhe një arsye tjetër pse Trump nuk mund ta shohë si të përfunduar historinë. Edhe nëse raporti i Muellerit nuk e nxjerr atë fajtor, Mueller i kishte dorëzuar pjesë të hetimit tek institucione të tjera të drejtësisë si në Nju Jork, dhe ka një sërë hetimesh që zhvillohen paralelisht për aktivitetet e Donald Trump si president dhe njeri i biznesit. Edhe nëse do të kërkojë kohë, parashikon ish-këshilltari i presidentit Obama, Andy Ëright, opinioni do të informohet për faktet e duhura. „Mendoj, se në fund të fundit do të dalë në dritë. Nuk e di vetëm se sa shpejt dhe me sa kontestime do të bëhet kjo”,-shkruan DW.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Shifrat e frikshme/ Shqipëria ndër vendet me normën më të lartë të vrasjeve në Europë

LEXO EDHE:  Deklarata e Trump/ "Soleimani po planifikonte një sulm të madh"

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Raporti i BE/ Reagon kryeministri: Jemi në rrugën e duhur

LEXO EDHE:  Donald Trump mban fjalimin në Arabinë Saudite/Premtimi i madh që bën (Video)

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: