LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manipulime në radhët e Policisë/ Zbulohet udhëzimi skandaloz i Lleshajt

3 Mars 2019, 09:26, Aktualitet CNA
Manipulime në radhët e Policisë/ Zbulohet udhëzimi skandaloz

Ish-deputeti i LSI-së Endrit Braimllari ka denoncuar një udhëzim të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili po tenton të fusë në radhët e Policisë, Ushtrinë.

Sipas tij Edi Rama duke përdorur ish-gjeneralin Sandër Lleshi po kërkon që të fusë në Policinë e Shtetit, efektivë të forcave komando të ushtrisë.

“Sandër Lleshi kërkon të kthejë Forcat Speciale të Ushtrisë në Policë të Shtetit.

Udhëzimi i ministrit të Brendshëm nr. 276, datë 27.2.2019 ?Për të veshur policë, forcat komando të ushtrisë?, tregon qartë që Sandër Lleshi, me urdhër të Edi Ramës, kërkon të vendos juntën ushtarake në vend”, shkruan Brahimllari në rrjetet sociale.

Sipas të njëjtit, metodat kriminale të përdorura në protestën e opozitës, hedhja e gazit helmues e neuroparalizues i denjë vetëm për aksione ushtarake, tregon qartë se urdhërat në polici tani i jep ushtria.

“Forcat Komando e kanë të përcaktuar qartë misionin e tyre dhe ato janë krenaria jonë. Forcat Komando kanë kryer misione në Irak, Afganistan dhe vende te tjera.

Ku e gjen guximin Sandër Lleshi që vendos forcat speciale të ushtrisë kundër qytetarëve të tij?!

Si mund të vendosen forcat komando, që kanë shërbyer në Irak dhe Afganistan, të veshur si policë përballë qytetarëve në protesta demokratike?!

Si mund të vihen forcat speciale të ushtrisë kundër popullit të tij?!

Këto janë urdhëra politik tipik si në sistemet diktatorial që perdorin ushtrinë për të shtypur urrejtjen popullore. Nuk do ketë skemë ushtarake të Sandër Lleshit që do ndalë revoltën popullore kundër këtij regjimi të korruptuar dhe kriminal që rëndon mbi qytetarët e vendit”, shkruan më tej ai./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga