LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-të përndjekurit, 5 mijë trashëgimtarë marrin paratë/ Zbardhen emrat

3 Mars 2019, 08:02, Aktualitet CNA
Ish-të përndjekurit, 5 mijë trashëgimtarë marrin

Ministria e Financave ka njoftuar se trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë, që nuk kanë marrë dëmshpërblimin e këstit të tretë, duhet të dorëzojnë disa dokumenta.

Bëhet fjalë për 5 mijë përfitues, dosjet e të cilëve janë shqyrtuar nga Drejtoria e Pagesave nga janari deri në tetor të vitit të shkuar.

Të gjithë trashëgimtarët e ish-të dënuarve duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë që llogaria e tyre është aktive, shkruan Gazeta Shqiptare.

Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërblimit kthehet mbrapsht në buxhet, duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshme.

Kur ka ndryshim të identitetit, (emër/mbiemër), apo në rastet kur në certifikatë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një germë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet, emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lëshuar nga gjendja civile.

Në raste se ka transkriptime të gabuara gjatë kohës nga një certifikatë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikatës, apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Ligji parashikon edhe rastet e ekzekutimeve pa gjyq.

Në listën e mëposhtme  shënohet me ?V? në rastet kur dokumenti është në rregull, me X kur është gabim dhe është kolona bosh kur dokumenti nuk është paraqitur./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga