Haberet e Mitros/ Një natë Shkurti… – CNA
Connect with us

Aktualitet

Haberet e Mitros/ Një natë Shkurti…

Publikuar

-

-Nga Mitro Çela

Në Peshtan

-Ura solli rrugën. Rruga solli dritat. Dritat sollën televizorin dhe internetin. Të gjitha bashkë sollën njerëzit dhe turistët në Peshtan.

-Mero Baze na ftojë familjarisht në Peshtan. Sebepi? Është “pagëzuar” fshat turistikë.

Rrugës nisa të flas me Ezmerkën.

Unë:-Qeveria në 100 fshata ka ngulur një tabelë:”Fshat turistik.” Tabela më kujton Nolin:”Llafe, imzot..llafe.”

Ajo:-Nihilist?!

Unë-Po. Qeveriu u thotë turistëve: Shkoni. Bëni qejf. Harxhoni  para në katund.

Ajo:-Ide e bukur. Tutistët nga Çekia, Polonia, Franca- e duan katundin. Janë deri në lëfyt  me qytetin.

Unë:-E drejtë. Por sot fshatrat janë tharë. Rinia? Në kurbet. Pleqtë nuk lidhin dot ushkurët.

Ajo:-Kur u martuam të gjeta në Tiranë. Pse flet kaq serbes per katundarët?!

Unë:-Linda në Mbrezhdan në vitin 1948. Ne vitin  1962 zbritëm nga katundi në Tiranë. Në ato vite Mbrezhani kishte rreth 350 shtëpi. Fshati kishte “piacë”:Dyqani. Shkolla. Kopështi. Poshtë shkollës-kisha. Një hajat dhe një oborr të madh rreth kishës. Çdo te diel, burra e gra të veshur e të stolisur mblidheshin në kishë. Dëgjonin priftin. Ndiznin qirinj. Pastaj uleshin në hajat. Bisedonin. Qanin halle. Me kryeplakun dhe bekshiun zgjidhnin probleme. Bëheshin mblesëri. Shuheshin mëri brenda familjeve. Ne fëmijët luanim me cingla. Me peta. Kaladibrançe. Me llastiqe në bigë, gjuanim zoq. Mirmbaheshin rrugicat që lidhnin lagjet. Vedosej grsfiku për ujitjen e kopshteve në fushë, tek Boboshi, Arrët dhe Përtëkonjë.

Kishte një rrugë për në Këlcyrë. Një pacarellë mbi lumë. Këtej kalonin njerëzit me “automjetet “e kohës: gomerë e mushka. Bëhej pazar. Mbrezhani kishte edhe “agroindustri”. Kazanë për të “pjekur” raki. Bazho për djathë. Mullirin e Shtikës për bluar grurë. Mokra për bollgur. “Sera” për të tharë domate, fiq, vadheza, thanë, speca., lëkurët e bagëtive. Çdo shtëpi bënte zahire: trahan, peta, pastërma, kole të tymosura, qep e hudhëra në varg. Mblidhnim sherebel. Kamomil. Lule kuqe. Hithra. Kokra dëllinje. Bile dhe hashash, për të vënë në gjumë kalamajtë dhe për ti bërë hamshorë burrat!

Ajo:-Po sot?

Unë:-Fshati ka mbetur jetim. Ka karabina per shkolla-por nuk ka nxenës. Kishat e xhamitë janë tharë. Shtëpive u ka rënë flama. Rrugët i kanë mbytur ferrat e drizat. Toka është vidhisur. Ku do mbyten turistët?

Arritëm në urën e Peshtanit. I them Ezmerkës.

-Kjo urë është me mit, si kalaja e Shkodrës. E nisi në vitin 1982 një dhëndër nga Peshtani: Shane Korbeci, ish ministër i Tregëtisë. Ju sosën paratë. Mbeti ura gërmadhë.  Një këmbë ja mori Vjosa. Por doli një djalë nga Peshtani, Mero Baze dhe në vitin 2007, u pre shiriti i inagurimit. Pardon! Gjatë ndërtimit, Vjosa mori me vete një vinç?! Ishte thartuar lumi dhe nuk pranonte samar?…Kërkonte fli?!…Nuk di. Punë perëndie?!

Kaluam urën. Ecëm me makinë në rrugë të asfsltuat. Bëmë disa zig-zage dhe ndaluam në oborrin e një shtëpje. Aty bëmë konak.

Rreth oxhakut: Në krye të hollit me dy kate. Katër dhoma gjumi me banja brenda.

-Marr guxumin të të them me gjuhën e Shvejkut: Mos ke shpenzuar pa u llafosur me haxhinë?!

-Jo. Bile janë pak. Dhomat duhen për miqtë dhe turistët.-tha i zoti i konakut.

Natën nuk më zinte gjymi. Nisa të flas me vete: Ura solli rrugën. Rruga pruri dritat. Dritat sollën televizirin dhe internetin. Të gjitha bashkë kthyen njerëzit. Sot në Peshtan ka 50 shtëpi, me oxhak me tym.

Mëngjes. Dola në ballkon. Parajsë e shkuar parajsës. Peshtani është mes dy lumejve-Vjosa dhe lumi i Zagories. Mes pesë maleve: Trebeshinë, Thëmbel,   Zasten, Shëndëlli, Golik. Rrethuar me pyje si virgjërrshat. Majat e maleve kishin vënë qeleshe. Ja Gryka e Këlcyrës. 13 kilometra e gjatë. Nga më te bukurat në Ballkan.

Kafen e pimë tek bujtina e Mirës. Rreth bujtinës një shesh. Poshtë bujtines busti i Trifon Xhagjikës,-u pushkatua në vitin 1963 për një grusht me vjersha.Beqar.Ndoshta i virgjër?!… Ka gjysëm shekulli që nuk i gjënden kokallat?!

Bujtina nuk është vetēm për  kafe e raki. Ëdhtë edhe muze. Në foto të varura në mur. Ushtarë italianë e grekë. Paqësorë në foto. Të egër në luftë. Në vitin 1941 u vranë mijra ushtarë. Italianë e grekë. Bombarduan dhe bënë gërmadhë fshatin.

Jashtë një ekspozitë me armë. Kobure. Bomba. Pushkë.Thika. Pushkë. Predha. Gaveta. Lugë.Të mbledhura nëpër fshat. Të ndryshkura. I shohin dhe ëndërrojnë turistët.

-Jetoja në Tiranë,-nisi tregimin Mira.-Në kufirin e marrëzisë vendosëm të kthehemi në Peshtan. Sherr e shamata edhe me rrobat e trupit. Vajza në universitet. Djali nga kryeqyteti në katund. Hapëm bujtinën. Beharin e parë ndodhi çudia: erdhen turistë. Francezë dhe anglezë. Tifozë të shpellave dhe guvave. I kishim me shumicë. Dje pa vlerë. Sot prodhojnë para. Burri i shoqëron turistët. Shteg më shteg. Në Kala. Në luginën e Zagorisë. Në Çajup. Rreth e rrotull ka shpella, guva, burime, pyje, arij, derra të egër, lepuj. Unë shërbej në bujtinë. Gatuaj. Turistët e duan ushqimin me vete. Sivjet po mbjell pemë. Do shtojmë një shesh: ka turistë që vinë me çadra.

-A mund të bëhet Peshtani qëndër për turizmin?Një Theth për Jugun?-Më pyeti Ezmerka.

-Sot fantazi. Nesër realitet. Dëgjomë dhe gjykomë. Peshtani në qēnder. Gjirokastra një vrap pele: 25 minuta. Po kaq larg kanionet e Langaticës dhe Lixhat. Më afër Përmeti. Pak më karg Nemërçka. Tek ura e Peshtanit, Vjosa harbohet-për kanitazh. Ka edhe një plazh të bukur. Një ditë mund të marrin jetë Sarajet e Ali Beut. Bredhi i Hortovës, teqeja e Alipostivanit, kishat me famëshume në Kosinë, Leusë e Badëlonjë; kalaja e Tepelenës që shihet pa dylbi nga Peshtani; guzhina e njohur përmetare. Shto trëndafilat, lulet e verdha të xanës, blinin kanonet, guvat dhe dy shtigje nga 20 kilometra për të vrapuar drejt maleve. Së fundi: darkë tek hani i Coles; drekë në Grykë të Këlcyrës; gjumë në shtëpitë e peshtanakëve. Nuk besoj se turistët mund të gjejnë më shumë në Theth a Valbonë!

 

Aktualitet

Me makijazh dhe si një balerinë profesioniste, North West është një Kim Kardashian e vogël

Publikuar

-

Kanye West tashmë e ka kthyer në traditë mbajtjen e meshave në formën e koncerteve çdo të diel.

Por në meshën e fundit vëmendjen e mori vajza e tij 5-vjeçare North West, e cila ishte veshur e gjitha me të zeza.

North kërcente vazhdimisht nën ritmet e gjalla të muzikës së West, në një seri videosh të publikuara nga nëna e saj Kim, e cila me siguri po mburrej për talentin e vajzës.

5-vjeçarja ishte veshur me një stil punk, një fustan të zi me pupla pa mëngë dhe flokët e kapur bisht, ndërsa nuk mungonte buzëkuqi i zi dhe një palë syze dielli.

Në një moment, performancës së North i bashkohet babi Kanye i cili nis të këndojë me vajzën.

North më pas dhuron shfaqje me një shoqen e saj dhe bën lëvizje si një balerinë profesioniste ndërkohë që mbahet te “partnerja” e saj.

Meshat e së dielës janë kthyer në një traditë javore për familjen Kardashian-West këtë vit, me seancat e para që filluan të dielën e parë të vitit 2019, 6 janar.

Artistë të tjerë si Kid Cudi, Charlie Wilson dhe Francism The Lights, ishin gjithashtu të pranishëm dhe performuan.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Brenda eventit të të famshmëve/Xhesika Berberi pozon krah modeleve të “Victoria’s Secret”

Publikuar

-

Xhesika Berberi ishte dje pjesë e evenit “Daily Front Row Awards” në Los Angeles, ku ishin të ftuara disa nga emrat më të njohur të botës së modës dhe jo vetëm.

Modelja e njohur shqiptare ndau me ndjekësit e Instagram-it disa momente, ku tregoi sesa pranë ndodhej me Lady Gaga-n, Adriana Lima-n apo Candice Swanepoel-n.

Xhesika u shfaq me një fustan me printe leopardi, ndërsa bëri një mbishkrim në videot e postuara për personazhet e saj të preferuar.

Për Candice ajo shkroi se është e fiksuar me të, ndërsa për Lady Gaga-n shkroi se është frymëzim.

Më vonë ajo pozoi me dy nga modelet e “Victoria’s Secret”, Candice Swanepoel, dhe Stella Maxwell.

“Profili im nuk është dukur kurrë kaq bombë”, shkroi Xhesika në mbishkrimin e fotos, ndërsa komenti i parë vjen nga Adrola: “Ylli në mes”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Trendet e 2019-ës që duhet t’i bëjmë pjesë të gardërobës

Publikuar

-

trende 2019

Është koha që të bëjmë disa ndryshime në gardërobë! Trendet e 2019-ës kanë filluar të trokasin fuqishëm dhe ne duhet t’i përshtatemi atyre në mënyrë që të shkëlqejmë gjithë kohën.

Ju sugjerojmë që të shikoni fotot e mëposhtme për të pasur disa ide të mira në kokë, kur të bëni blerje të caktuara.

Çdo gjë që do shikoni në vijim është moda vetë, prandaj mos hezitoni që ta shpërndani këtë artikull edhe me mikeshat tuaja më të mira që janë të apasionuara pas trendeve.

Fustane deri tek kyçet e këmbëve  

Atlete me gomë të trashë

Jeshile e zbehtë

Paliçeta

Neon

Kostume

Printe kafshësh

Rroba banjo të zeza

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Aktualitet19:13 - 17 Mars, 2019

Fillon kthimi i trupave të viktimave në Zelandën e Re

Policia tha se numri i të vdekurve në vrasjet masive në dy xhami të qytetit Christchurch, në Zelandën e Re...

Aktualitet19:07 - 17 Mars, 2019

Terroristi neozelandes njohës i mirë i Ballkanit

Brenton Harrison Tarrant, 28-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 49 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në dy xhami...

protesta ne serbi protesta ne serbi
Aktualitet11:01 - 17 Mars, 2019

Grusht shteti në Serbi/ Opozita merr mediat shtetërore

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet që të flasin për serbët, një ditë pasi protestuesit u futën në ambjentet e...

Aktualitet09:01 - 16 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re ka një hero/ Kush është i riu që u përball me autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Zelandën e Re, ku pas një sulmi me armë...

Aktualitet19:30 - 15 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ Merkel: Racizmi mori jetën e njerëzve që faleshin paqësisht në xhami

Ngjarja e masakrës në Zelandën e Re, ku rreth 49 vetë u qëlluan për vdekje nga një person gjatë kohës...

Aktualitet16:56 - 15 Mars, 2019

Maqedoni/ Dënohen të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Parlament

Në Shkup, 16 nga 17 të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit 2017 në Parlamentin e Maqedonisë së...

Aktualitet15:39 - 15 Mars, 2019

Tragjedia në Zelandën e Re/ Rritet bilanci i viktimave

Ka shkuar në 49 numri i perosnave që kanë humbur jetën pas sulmit me armë zjarri në dy xhami në...

Aktualitet08:44 - 14 Mars, 2019

Marrëveshja e Ohrit përçan partinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Shpërbërja e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përçan partinë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni. Përmes një...

Bota19:07 - 13 Mars, 2019

Një tjetër dënim me burg për menaxherin e fushatës Trump

Një gjykatë federale në Uashington dha të mërkurën një tjetër masë dënimi për ish-menaxherin e fushatës së presidentit Donald Trump,...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet15:55 - 13 Mars, 2019

Miratimi i platformës/ Vuçiç: Dialogu mbaroi

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë , ka deklaruar  ditën e sotme se  Prishtina zyrtare me miratimine e  platformës për dialogun...

Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat
Aktualitet12:10 - 13 Mars, 2019

Manastirliu në OKB/ Zgjerojmë financimin e programeve të mbrojtjes sociale

 “Qeveria shqiptare po zgjeron financimin publik për programet e mbrojtes sociale, për herë të parë në 15% të shpenzimeve publike,...

Aktualitet11:04 - 13 Mars, 2019

“Jam shumë sëmurë, nuk eci dot”/Aktorja e njohur shqiptare në gjëndje të rëndë shëndetësore

Aktorja e njohur e skenës shqiptare, Margarita Xhepa është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kësisoj do t’i nënshtrohet ditën...

Aktualitet09:16 - 12 Mars, 2019

Ivanov refuzon ligjet me emrin Maqedonia e Veriut

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, refuzoi të dekretojë 11 ligje që janë miratuar me emrin Republika e Maqedonisë...

haradinaj kushte serbise haradinaj kushte serbise
Aktualitet17:06 - 11 Mars, 2019

Haradinaj takim me dy këshilltarët e Merkel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi një takim ditën e sotme me dy këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel, Jan...

Aktualitet09:53 - 10 Mars, 2019

Pacolli thirrje Vuçiç për tu kthyer në tavolinën e dialogut

Behxhet Pacolli, zv-kryeministri i Kosovës ka ftuar presidentitne Serbisë, që të mos luaj lojra, por të ktheht na tavolinën e...

Aktualitet23:46 - 9 Mars, 2019

“A të ka ngacmuar ndonjë deputet? Ja përgjigja e papritur e Grida Dumës

Grida Duma iu përgjigj shumë pyetjeve nga Ermali sot në emisionin Xing me Ermalin. Cili deputet të ka gjuajtur më...

Aktualitet23:30 - 9 Mars, 2019

“A do zhvisheshe për një spot? “/Grida Duma jep përgjigjen befasuese

Gjatë një interviste me titull “Grida kryeministre”, Ermali e pyeti ish deputeten nëse do ishte kryeministre a do e bënte...

Aktualitet23:20 - 9 Mars, 2019

“Është sakrificë”/Grida Duma tregon çfarë ndodhi kur la mandatin

Në muajin shkurt deputetët e opozitës firmosën deklaratat për lënien e mandatit si ligjvënës të parlamentit. Të parët që firmosën...

Aktualitet22:44 - 9 Mars, 2019

Aeroplani përfshihet nga flakët në Kolumbi/ Humbin jetën 12 pasagjerët

Ditën e sotme në Kolumbi është rrëzuar një aeroplan me 12 pasagjerë. Fatkeqësisht asnjë nga personat në bord nuk ka...

Aktualitet21:59 - 9 Mars, 2019

Vulin qetëson serbët/ Ushtria është gati

President i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka qenë kundër miratimit të Platformës për Dialog me Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, platforma...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet20:50 - 9 Mars, 2019

Paralajmëron Vuçiç/ Mos bëni filma me Serbinë, është shumë më e fuqishme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Serbia është e gatshme t’i bëjë ballë çdo sfide. Sipas Vuçiç, Serbia...

Aktualitet19:18 - 9 Mars, 2019

Hand: Një marrëveshje e nxituar mes Kosovës dhe Serbisë, do të kishte pasoja

Robert Hand, këshilltar politik i Komisionit të Helsinkit thotë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ngusin Kosovën dhe Serbinë...

Aktualitet14:22 - 9 Mars, 2019

Gara në Tiranë/ Një grua fituese e Konkursit Ndërkombëtar të Dirigjentëve

Deliana Lazarova dirigjentja fituese e NRTA Conducting Competition. Pas drejtimit të tre konkurrentëve  juria e përbërë nga personalitete ndërkombëtare të...

Aktualitet14:00 - 9 Mars, 2019

Tarifat dhe bisedimet me Serbinë/ Zyrtari i lartë amerikan në Prishtinë

Zëvendës sekretari amerikan i shtetit, David Hale, po qëndron të shtunën në Prishtinë “për të nënvizuar mundësinë historike për të...

Trending

Read previous post:
Ndërhyrja ruse në zgjedhjet presidenciale/ Ditë të zeza për Trump

Sipas njoftimeve në media, hetuesi i posaçëm, Robert Mueller e ka gati raportin për përzierjen ruse në zgjedhjet presidenciale 2016....

Close