LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr në rrugë/ Burri sulmon me thikë gruan

2 Mars 2019, 14:35, Aktualitet CNA
Sherr në rrugë/ Burri sulmon me thikë gruan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolzano të Italisë ku një grua shqiptare , emri  i së cilës nuk bëhet i ditur , është qëlluar me thikë nga bashkëshorti i saj  gjatë një sherri që kanë pasur në rrugë.

Mësohet se 29-vjeçarja është shtruar në spital dhe është në gjendje kritike për jetën.

Mediat italiane kanë bërë me dije se burri e ka qëlluar me thikë në momentin që ajo kishte foshnjën në krah.

Pas ngjarjes së rëndë shqiptari tentoi të largohej me vrap, por kanë qenë disa kalimtar të rastit që nuk e kanë lejuar./CNA.al

Lajmet e fundit nga